"Integrimi i Ballkanit ne BE, do te vazhdoje"
Komisioneri i ri evropian i zgjerimit Shtefan Fuele, ka folur per here te pare pas emerimit ne kete post nga presidenti i KE, Barroso. Fuele ka thene se Ballkani nuk do te mbetet anash, por do te integrohet. Duke folur per mediat ceke, ai ka thene se eshte e domosdoshme te vazhdojne bisedimet per zgjerimin e bllokut me anetare te rinj. Fuele u tha mediave ceke, se Ballkani Perendimor se bashku me Kroacine dhe Turqine jane vendet qe ai tani do t'i vizitoje me shpesh. Ai theksoi se ka qene me pare ne Serbi, Kosove, Bosnje dhe Kroaci, por jo ne Shqiperi. Sipas tij nuk eshte momenti per te supozuar se cili do te mund te behet anetari i ardhshem i Bashkimit Evropian.
Sidoqofte dy vende jane ne listen kryesore per te hyre te parat, Kroacia dhe Islanda, vendet e tjera kandidate jane Turqia dhe Maqedonia, ndersa vendet qe presin te marrin statusin e kandidatit jane Shqiperia dhe Mali i Zi, nderkohe Serbia ende nuk e ka dorezuar kerkesen per anetaresim. Komisioneri i ri i zgjerimit ka pasur disa poste ne politiken dhe diplomacine ceke. Ai ne fakt ka nje te kaluar komuniste, pasi ka qene anetar i kesaj partie, por eshte mbeshtetes i hyrjes se vendeve ballkanike ne NATO dhe BE.
Cekia Euroskeptike nuk u ndeshkua nga Bashkimi Evropian, pasi pengoi dhe vonoi miratimin e Traktatit te Lisbones. Kerkesa e Shqiperise per ne BE u pranua nga Keshilli i Ministrave te Bashkimit Evropian dhe tani, pritet qe Komisioni Evropian te jape nje opinion per Shqiperine, gje qe do te ndodhe brenda vitit qe vjen.