E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama e Meta, ne Vlore bashke, por festojne te ndare

Lideret e partive te majta jane mbledhur ne "Sheshin e Flamurit" ne Vlore per te festuar diten e Pavaresise. Ndonese kane qene ne te njejtin vend, ne te njejten kohe, vetem nje meter larg njeri-tjetrit, Rama dhe Meta as qe kane marre mundimin te pershendeten dhe t'i zgjasin doren njeri-tjetrit, nderkohe qe radha e vendosjes se kurorave ne monumentin e Pavaresise duket se ka ndjekur kriterin e gjatesise, perderisa kryesocialisti ka qene para, nderkohe qe zv/kryeministri ka qene pas tij. Kryesocialisti Rama, ne Vloren e pavaresise ka uruar festen kombetare, por dhe ka kerkuar nga kryeministri Berisha qe te hape kutite dhe te beje transparencen e zgjedhjeve. Keshtu, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama percolli nga Vlora, urimin per festen kombetare te shpalljes se Pavaresise. "Gezuar 28 Nentorin, festen e lavdishme te Flamurit dhe pervjetorin e paharrueshem te Pavaresise se Shqiperise dhe shqiptareve, si dhe gurin e themelit te shtetit shqiptar",-tha Rama. Duke folur para te pranishmeve, ai theksoi se kjo dite e shenuar i gjen shqiptaret ne nje cast dramatik per shtetin. "E verteta eshte se 28 Nentori i ketij viti, na gjen ne nje moment jashtezakonisht delikat per demokracine. Na gjen ne kohe dramatike per shtetin e se drejtes, na gjen ne nje periudhe kur ekonomia shqiptare kercenohet nga falimentimi. Na gjen ne nje moment ku opozita eshte jashte Parlamentit dhe Parlamenti jashte binareve te Kushtetutes dhe ligjit, pasi u shkelen te drejtat dhe lirite e votes se lire", tha Rama duke shtuar urimin qe "28 Nentori i ardhshem t'i gjeje edhe me mire te gjithe shqiptaret". Duke theksuar faktin se ky pervjetor i gjeti shqiptaret ne nje beteje qytetare, Rama theksoi se sot me shume se kurre, ndjehet detyrimi per mbrojtjen e votes. "28 Nentori na gjen ne nje beteje qytetare, ne nje perpjekje per liri dhe te drejta, te fituara e kercenuara, na gjen me vetedijen e larte se detyrimi yne per mbrojtjen e votes se lire, per mbrojtjen e te drejtes per zgjedhje te lira, eshte me i madh se cdo interes vetjak i secilit prej nesh. Pa asnje dyshim se fjala me e lehte eshte te mbyllim syte, por mbyllja e syve do te ishte tradhtia me e rende ndaj vlerave dhe votes se popullit",-tha mes te tjerash Rama. Ne keto dite festash, Rama apeloi dhe njehere se hapja e kutive eshte e domosdoshme dhe se Berisha, mban peng te verteten. "Hapja e kutive eshte e domosdoshme. Berisha po mban peng te verteten. Sali Berisha i gjendur para faktit te rende, se hapja e kutive te votimit e ballafaqon me nje te vertete te ciles ai i iken si djalli temjanit, ka vendosur te ngreje nje "mal" me balte per te fshehur permasat e ketij mali, te verteten qe mban peng kutite e 28 qershorit", u shpreh Rama. Sipas tij, kryeministri po kapercen cdo kufi dhe po percudnon komunikimin me publikun, duke u kthyer ne diktator te regjimit te vjeter. Ne emer te qeverise, zv/kryeministri Meta tha se kjo eshte nje dite e shenuar per gjithe kombin shqiptar. "Shqiperia eshte sot pjese e NATO-s dhe po ecen e sigurt drejt anetaresimit evropian. Eshte nje dite kur feston jo vetem Shqiperia, por i gjithe kombi, pasi feston edhe Kosova dhe ne themel te arritjeve qendron sakrifica e popullit shqiptar, e per kete nderojme plakun e urte dhe te mencur Ismail Qemali",-tha Meta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›