"Pavaresia e kushtezuar" dhe zhvillimi ekonomik i Kosoves
Dr. Bedri Selmani
Para fillimit te bisedimeve nderkombetare per statusin perfundimtar te Kosoves, ne opinionin publik nderkombetar dhe ate te vendit, kane filluar spekulime te ndryshme rreth asaj se si do te zgjidhet statusi i ardhshem dhe i vonuar i Kosoves?. Pra fjala eshte, prej atyre te cilet pavaresine e shohin si zgjidhje te vetme te natyrshme, gjer te ata te cilet edhe me tutje spekulojne ne menyra dhe forma te ndryshme kunder pavaresise, apo varianti me i ri qe eshte zgjidhja e ashtuquajtur "pavaresi e kushtezuar"!?.
Tere kjo dileme rreth statusit final nga ana ,,qendrave te vendosjes" ne diplomacine nderkombetare, gjendjen aktuale socio-ekonomike dhe politike te Kosoves e ka bere te paqendrueshme per institucionet e perkohshme te Kosoves, qe ne realitet mund te kete pasoja te pakompensueshme per qytetaret dhe perspektiven e tyre?!. Ne te vertet, keto gjenerata jane ne rrezik te humbin krejtesisht mundesin e perspektives ne vendin e tyre, per shkak te papunesise.
Termi "pavaresi e kushtezuar" ne rend te pare eshte mjaft i gjere dhe i pakuptueshem, tani per tani disa qarqe nderkombetare po e kuptojne me teper si nje shenje te re te statusit kalimtar se sa si nje permbajtje te sakte. Kjo permbajtje pa dyshim eshte shprehje jo logjike dhe e panatyrshme nga aspekti juridik!?. Por,ne tere kete nje eshte shume qarte rezoluta 1244 e OKB-ar eshte bere e paqendrueshme, per arsye se ajo nuk i ka dhene rezultatet e duhura sa i perket zhvillimit ekonomik ne keto gjashte vite te kaluara, edhe pse kjo rezolute ka garantuar zhvillimin ekonomik te Kosoves gjate mandatit te saj.
Ekonomise Kosovare i ka ndodhur deindustrializmi pothuajse i te gjitha kapaciteteve ekzistuese industriale. Kurse tani po perballet me mungese te akumulimit vendor te kapitalit (me pamundesi te marrjes se kredive te jashtme per shkak te statusit te pa definuar, UNMIK-u nuk ka mundur te garantoj per kthimin e ketyre kredive), shkalle jo reale te kamatave, me papunesi ekstreme, kurse investimet e jashtme e kane anashkaluar ekonomin kosovare per shkak se mungon adresa e sigurise juridike shteterore?!.
Tere kjo ka bere qe ne Kosove reformat e domosdoshme shoqeroro-ekonomike, ende nuk kane filluar per shkak te mungeses drastike te mjeteve financiare. Ndersa procesi i transicionit /transformimit eshte ne ngecje te plote, kurse pas pese viteve te rindertimit, (te asaj qe eshte rrenuar nga agresori gjate roberise dhe luftes clirimtare) ne kete vit
Nga te gjitha analizat shkencore qe jane bere gjere me tani, rrjedhe se pavaresia e plote e Kosoves, jo qe nuk paraqet rrezik per askend por perkundrazi siguron bazen per fillimin e zhvillimit ekonomik te vendit, kurse kjo me tutje eshte garanci per sigurine ushtarako- politike te rajonit, si dhe siguron funksionimin e demokracise se mirefillte per te gjithe qytetaret e saj.
Prandaj, vetem pas shpalljes dhe pranimit nderkombetar te Shtetit te Kosoves, mund te flasim per nje fillim te zhvillimit te qendrueshem ekonomik. Me kete Shteti juridik i Kosoves do te krijonte bazen e sigurise ligjore per investimet vendore dhe investimet direkte te jashtme, te cilat do te mundesonin nxitjen e shpejtuar te zhvillimit ekonomik, punesimin, rritjen e ofertes konkurruese te ndermarrjeve, mundesin e lehtesimit te pjesemarrjes ne burimet financiare nderkombetare (kredit e jashtme), tere kjo do te ndikonte ne rritjen e prodhimtarise dhe te eksportit. Nder te tjera, kjo do te mundesonte fillimin e ardhjes se filialeve te korporatave transnacionale, te cilat jane te domosdoshme per procesin e transformim dhe ristrukturimit modern te ekonomise kosovare. Nuk duhet harruar qe korporatat transnacionale jane aktoret global kryesor per nxitjen e hulumtimeve dhe zhvillimit, te teknologjive te reja, te veprimtarive te reja prodhuese dhe sherbyese, jane njeherazi edhe bartes te rregullave te reja organizative te sjelljes. Me ardhjen e pasurise se tyre te prekshme dhe te paprekshme te kapitalit, teknologjise, arsimimi dhe riaftesimi i fuqise punetore, standardet e mbrojtjes se ambientit... Te gjitha keto ne afat te gjate munden t'i kontribuojne fillimit te zhvillimit te ri te qendrueshem ekonomik te Kosoves. Mirepo, kompanite transnacionale investojne vetem ne ato vende, ku ekziston adresa e funksionimit te shtetit juridik, sepse vetem kjo garanton kapitalin e tyre.
Pavaresia e plote e Kosoves eshte e vetmja terapi, qe u mundeson qytetareve te saje te fillojne te dalin nga varferia dhe jo perspektiva si shkak i papunesise se larte. Kurse vendit i garanton zhvillim dhe dalje te sigurt nga kriza ekonomike,tere kjo institucioneve shteterore te Kosoves do t'ju mundeson qe sa me shpejt t'i fillojne parapregaditjet per plotesimin e standardeve per integrim ne Unionin Evropian...
Eksperte i marredhenieve ekonomike nderkombetare