Durres-Prishtine, bashkimi ekonomik me Kosoven
Qeverite e Shqiperise dhe Kosoves jane shume te interesuara per te zhvilluar projektin e Rruges, nga Porti i Durresit ne Merdare, tek kufiri administrativ i Kosoves me Serbine. Per shkak se kjo rruge do te bashkonte ne menyre te natyrshme ekonomite e dy vendeve dhe te ulte mjaft kostot e Kosoves per te dale ne det. Prandaj, jo shume kohe me pare financuesit nderkombetar e kane konsideruar ende kete projekt si politik me shume se sa ekonomik.
Bashkimi Evropian, Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar e kane konsideruar logjike zhvillimin e linjes, Nish-Prishtine-Durres. Ndersa Komisioni Evropian nuk e ka njohur kete projekt si pjese integrale te Evropes Jugore, ne vijim te marreveshjes per zhvillimin e transportit ne rajon nenshkruar ne vitin 2001. Banka Boterore nga ana e saj i ka dhene Shqiperise 25 milione dollare kredi per ndertimin e kesaj rruge ndersa FMN se fundmi ka dhene pelqimin.
Disa analiste kane mendime te ndryshme persa i perket rruges Durres- Prishtine. Disa argumentojne se nuk ka burime te mjaftueshme financiare per ndertimin e saj dhe pjesa tjeter lidhet me perceptimet e politike dhe krijimin e nje tregu te perbashket me shpalljen se pavaresise ne Kosove. Kosova eshte nje territor ndermjet Durresit dhe Nishit, ndaj dhe zhvillimi ekonomik i saj eshte i varur shume nga lidhje transporti te shpejta. investimi i fundit eshte nje shak i mire per te lidhur Kosoven me Korridorin 8. Tashme pjesa e serbe e rrugeve eshte nder me te perkeqesuarat, ne Ballkanin Perendimor, sidomos ne pjesa qe lidh Kosoven me Serbine, e cila nuk eshte perdorur shume pas 1999. Pavaresisht politikes se renduar ndermjet Beogradit dhe Prishtines per ceshtjen e pavaresise se Kosoves, biznesit kosovar i intereson nje lidhje e mire transporti me Serbine. Rreth 15 per qind te totalit te importeve te Kosoves jane nga Serbia, ndersa eksportet e Kosoves ne Serbi jane 16 per qind, sipas te dhenave te vitit 2006. Por perfitimet nga linjat e transportit te Kosoves per Serbine do te jene afatgjata, per shkak se, aktualisht nevojat per tregti mallrash behen nga Porti i Selanikut e Greqise, i cili eshte 100 kilometer me larg nga Beogradi se sa nga Porti i Durresit. Qeveria e Kosoves i ka kerkuar Serbise qe te vendosi projektin e Rruges Durres-Prishtine-Nish ne listen e projekteve per financim nga nderkombetaret, por Beogradi e ka injoruar kerkesen. Sipas Henry Perritt, nje profesor i jurisprudences ne 2003 ka bere nje studim mbi ekonomine kosovare, duke thene se arsyet e refuzimit te Serbise per kete projekt jane politike. "Shume njerez ne Serbi nuk deshirojne qe Kosova t'ia dale mbane ekonomikisht, keta mendojne se, kjo rruge e con Kosoven drejt fuqizimit dhe pavaresise", cilesoi ai. Ministri Serb i investimeve, i cili ka ne pergjegjesi edhe transportin, nuk ka bere komente per kete plan. Por analistet ne Beograd thone se, duhet vazhduar me zhvillimin e linjave Veri-Jug, Serbi-Greqi duke anashkaluar Kosoven. Mirepo ndertimi i Autostrades -Durres, Prishtine eshte e vetmja mundesi "shpetimi" per ekonomine e Kosoves ne nga bllokimi nga Beogradi. Sipas Observatorit Europian te Transportit, SETEO, jo me shume se 1000 deri 2000 makina do te jete fluksi i levizjeve ne nje dite, nderkohe qe duhet te kete me shume se 10 000 levizje, per te bere atraktive financimet e donatoreve. Ne keto kushte qeveria shqiptare ka financuar pjesen me te madhe te projektit nepermjet kredive tregtare. Nderkohe trafiku ne Kosove eshte rritur ne 50 000 mije makina ne dite, atje nuk ka asnje iluzion rreth mundesive te financimit. "Nuk asnje qe te investoje ne Prishtine pa pasur siguri" eshte shprehur, Shefki Ukaj zedhenes i Ministrise se Transportit ne Kosove. "Cdo gje eshte e lidhur me pavaresine" tha ai. B.Hoxha