Pavarësia e pashmangshme
Tavolinat e gjata të pallateve të vjetra të Vjenës nuk do të presin më palën serbe dhe kosovare. Ato do të bëhen gati për ndonjë krizë tjetër që nuk gjen zgjidhje në ndonjë vend tjetër të botës. Nuk do të ketë afate, negociata dhe kompromis në mes të të dyja palëve. Negociatat kanë përfunduar, ndërsa negociatorët janë kthyer në shtëpi. Ajo që ka ndodhur në procesin negociator për Kosovën ka qenë një gjë e ditur, pa marrëveshje.
Negociatat pa fund të lumtur
Pritet të ndodh një arbitrazh politik me pakon e ndërmjetësit Marti Ahtisari, pas vendimit te Këshillit të Sigurimit, ndërsa Ekipi i Unitetit ka qenë një mjet fizik për të provuar arritjen e asaj që është nisur pas rezistencës, luftës së UÇK-së dhe intervenimit të NATO-s. Bashkësia ndërkombëtare e ka nisur procesin negociator për të parë qëndrimet e të dyja palëve, aftësitë negociuese, por ka pasur planet e veta anësore. Këtu ka përfunduar edhe “praktika” e negociatorëve, që për liderët ka qenë një përvojë e mirë personale. Disa prej tyre mund të botojnë ndonjë libër për kujtimet dhe kohën kur janë djersitur para vendimeve të rëndësishme, ndërsa të tjerët do të zgjedhin fushatat parazgjedhore për të treguar kontributin e tyre apo mungesë e patriotizmit të kundër kandidatëve. Por, gjithçka ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje dhe puna e UNOSEK-ut, organizatës që udhëhiqte bisedimet, do të bartet në Nju Jork. Kosova është në pritje, ka një ndjenjë se do të jetë një shtet i ri, por pas shtyrjes së gjithë atyre afateve, edhe dita apo data e vërtetë e pavarësisë do të ishte e pabesueshme. Është një stres pas takimeve maratonike - pa përfundim. Për serbët vazhdon demagogjia se Kosova është pjesë e Serbisë. Megjithatë, presidenti serb Boris Tadiq, para pak ditësh ka thënë se, “fatkeqësisht”, Serbia nuk vendos më për Kosovën. Beogradit i ka mbetur të ëndërroj veton në dorën e Rusisë. Ajo është streha e vetme e sigurt dhe e qetë. Por, nga ana tjetër Kosova pret që të fitojë pavarësinë e saj, të pritur për shumë vite. Megjithatë, të dyja vendet, tashmë, duhet të presin Këshillin e Sigurimit, për “Po” ose “Ne” (jo në serbisht) për krijimin e një shteti të ri në Ballkan. Kosovarët kanë qëndruar të qetë duke vënë baste në premtimet që u janë dhënë dhe karta e premtimeve ka qenë “rruga e stabilitetit” dhe e kundërta deri tani, ndërsa serbët e Kosovës, ata që nuk janë kthyer, jetojnë keq në Serbi, kurse ata në Kosovë komandohen nga Beogradi. Nuk e dinë as vet se ku është më mirë. Mundësia reale është që të kenë të drejtën e dyshtetësisë, komunat e tyre të kenë një lidhje natyrale me Serbinë, por të jetojnë brenda shtetit të pavarur të Kosovës, shtet që mund të jetë i kushtëzuar. Kosova do të jetë një shtet multi-etnik, me shumicë shqiptare rreth 90 për qind. Ndërsa pakicat etnike do të kenë një mirëqenie, e veçanërisht serbët. Negociatat për statusin e Kosovës kanë zgjatur 14 muaj, ndërsa të dyja palët janë takuar 17 herë në takime të quajtura direkte, kurse 26 vizita të ekspertëve të ndryshëm në Prishtinë dhe Beograd kanë qenë si mjet për të arritur te marrëveshja. Megjithatë, qëndrimet e të dyja palëve kanë mbetur pothuajse në pikën e fillimit. Për dallim prej shumë viteve më parë, Beogradi ka ofruar një autonomi substanciale, që do të nënkuptonte që Kosova të jetë gati shtet, por të mbetej nën Serbi. Kosova kërkon pavarësi prej vitesh dhe një autonomi nuk mund të jetë e pranueshme pas një lufte.
E ardhmja për shtetin
Kosova nuk ka humbur shpresat e saj. Ndërsa Serbia është mes dilemash. I është tërhequr vërejtja shumë herë se e ardhmja e saj mund të jetë më tragjike, nëse nuk bashkëpunon. Kosova apo Evropa. Por, nga ana tjetër, kosovarët nuk mund të jenë aq të lehtësuar me përfundimin e negociatave. Bisedimet për statusin kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje. Në bazë të parashikimeve të diplomacisë dhe të Prishtinës zyrtare, Këshilli i Sigurimit duhet të nxjerrë një rezolutë të re në bazë të të cilës do të funksionoj Kosova dhe do të zyrtarizohej dokumenti i Ahstiarit, i cili është treguar i pranueshëm për palën kosovare, por jo për Serbinë. Madje, politikanët serb kanë thënë se nuk e pranojnë, pasi që pakoja është substanca e shtetit. Ata kanë thënë se do të pranonin gjithçka, përveç pavarësisë për Kosovën. Shpresa e kosovarëve, pas përfundimit të negociatave, mbetet në atë që do fshihet në letrën tjetër, që do të jetë jashtë pakos së ish-presidentit finlandez. Aty do të shkruhet edhe propozimi për statusin politik të Kosovës. Vetoja e Rusisë, mund t’i jep një rrugë tjetër statusit të Kosovës. Në këtë rast, Këshilli i Sigurimit do të përfundonte në njëfarë forme punën e tij, ndërkaq Kuvendi i Kosovës do të detyrohet të shpall pavarësinë e njëanshme të vendit ose të rishpallë atë edhe një herë, pas 2 korrikut 1991. Megjithatë, negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë treguar se të dyja palët janë pa kompromis dhe vetë nuk mund të arrijnë marrëveshje. Ndërsa, edhe pala kosovare nuk ka marrë atë që ka dashur në tërësi. Në pako nuk është përmendur fjala pavarësi. Por, Kosova ka humbur shumë raste që nga viti 1999 dhe tashmë është e qartë se ky vit do të jetë një vit i zgjidhjes, apo i një ngatërrese të re, që në fakt kjo e fundit ka shumë pak gjasa që të ndodh. Trazirat e marsit 2004 kanë qenë një hap i keq i Kosovës. Pas tyre ka pasur shumë takime që janë cilësuar si historike, por kanë kaluar me një rutinën e takimeve ditore. Pas përfundimit të luftës, takimet midis liderëve serbë e shqiptarë, në nivel të lartë, do të ndodhin vetëm gjatë mandatit të ish -kryeadministratorit të katërt të Kosovës Hari Hollkeri, i cili siç dihet si prioritet të parë të agjendës së tij në Kosovë kishte vendosur dialogun midis Prishtinës e Beogradit. Me insistimin e tij, të mbështetur edhe nga faktori ndërkombëtar, më 14 tetor të vitit 2003, në Pallatin Hofburg në qendër të Vjenës, është zhvilluar takimi i parë i lartë pas luftës midis liderëve. Pala kosovare është përfaqësuar nga presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova dhe ish-kryeparlamentari Nexhat Daci, por në takim nuk kishte shkuar kryeministri nga radhët e PDK-së, Bajram Rexhepi, pasi që kjo parti mendonte se ky takim nuk kontribuonte asgjë. Por, edhe ky takim ka qenë vetëm paraqitje idesh. Përpjekjet për një dialog kanë ardhur edhe në kohën e ish-shefit të UNMIK-ut, Mihael Shtajnerit. Është biseduar për decentralizimin, në një takim që prapë ka treguar se armiqësitë vjetra shqiptar-serbe. Madje, më pas, gjatë tërë kohës, kanë qenë elemente të vogla që kanë bërë që takimet të vlerësohen si pozitive, ndonjëherë për vet faktin që ato janë mbajtur. “Të paktën nuk ka pasur gjak në dysheme”, kështu ka thënë një diplomat kur ka vlerësuar si pozitiv njërin prej takimeve të vitit 2006. Presidenti Rugova kishte caktuar Ekipin e Unitetit, më 13 shtator 2005. Megjithatë, vet nuk kishte arritur të çonte deri në fund procesin për shkak të sëmundjes. Ai ka ndërruar jetë me 21 janar të vitit të kaluar. Kjo ka bërë që UNOSEK-u të shtyej takimin e parë mes Prishtinës dhe Beogradit, i paraparë të mbahet më 25 janar, për muajin shkurt. Takimi i parë i njohur si “takimi i elefantëve” është mbajtir me 24 korrik të vitit të kaluar. Megjithëse bisedimet shumë shpesh “kanë shkuar” drejtë fundit, ato kanë rifilluar prapë. Kështu ka ndodhur edhe pas 2 shkurtit 2007, kur Ahtisari kishte sjellë në Prishtinë pakon e tij. Kësaj radhe duket se nuk do të përsëritet skenari dhe delegacionet do të “mbesin” pa u përshëndetur. Dallimet e thella janë shprehur për numrin e komunave serbe, ndërkaq një rëndësi e veçantë i është kushtuar trashëgimisë relegjioze-kulturore në Kosovë. Serbët kishin kërkuar 10 komuna më shumë se sa që ofronin kosovarët dhe normalisht marrëveshje nuk kishte. E shtuna e 10 marsit i ka dhënë fund bisedimeve. Marti Ahtisari, pas takimit të fundit në Vjenë, deklaron se "nuk kishte vullnet" nga palët që të pajtohen për zgjidhjen. “Tashmë janë shterur mundësitë për negociata”, ka thënë Ahtisari, duke bërë të ditur se nga fundi i marsit e dërgon propozimin në OKB. E vetmja gjë që dihet tashmë është se pavarësia është e pashmangshme, por ende nuk dihet konfigurimi i fotografisë historike të saj.
Ajo që nuk bën të ndodh
Një gjë që është e pandryeshueshme, janë Parimet Udhëheqëse të Grupit të Kontaktit, të mbështetura nga Këshilli i Sigurimit. Në këto 10 parime, të miratura me 10 nëntor, ka mbështetur tërë strategjinë e Ahtsiarit. Pikat kryesore të saj kanë qenë që zgjidhja për statusin duhet të jetë e pranueshme për shumicën e popullit të Kosovës. Por, ajo që kurrë nuk bënë të ndodhë, ka qenë e përcaktuar që territori i Kosovës nuk mund të copëtohet, Kosova nuk mund të bashkohet me ndonjë shtet fqinj apo pjesë të ndonjë shteti fqinj si dhe nuk mund të kthehet në statusin politik para vitit 1999.