“Rruga e Arbërit”, mundësia e humbur e të gjitha qeverive
Secilit nga ne i ka ndodhur që teksa kalon anash rrugës, të rastisë nëpër lypsarë që ju kërkojnë lëmoshë. Ndoshta një pjesë e mirë e tyre mund edhe të mos kenë nevojë, por që këtë ves e kanë kthyer në një pjesë të rëndësishme të jetës së tyre. Të zgjasin dorën e të kërkojnë 100 lekë. Dhe kur ti i jep 50 të numëron me rradhë të sharrat. Apo edhe diçka tjetër, nëse i jep sot diçka, nesër hiqet sikur nuk të njeh dhe të kërkon sërish. Harrojnë të falenderojnë, harrojnë mirësjelljen ndaj atyre që u zgjatën dorën e ndihmës.
Shqipëria dhe shqiptarët sapo kanë kaluar urën zgjedhjeve vendore për t’iu drejtuar një tjetre, asaj të zgjedhjes së presidentit. Nën këta ura, ashtu siç ka ndodhur gjithmonë në historinë e pluralizmit në Shqipëri, edhe kësaj here vërshuan lumenjtë e premtimeve të kota e boshe, të cilat mbushën tavolinat bosh të qytetarëve shqiptarë që tashmë kanë përjetuar zhgënjimin më të madh të mundshëm.
Edhe kësaj rradhe gjatë fushatës, politikanët zgjatën dorën për të lypur votën e popullit, atë votë për të cilën përgjerohen për ta fitur dhe më pas kthehen në rolin e atij lypësit që të falenderon në çast për mos të njohur nesër. Ndoshta do të ishte një nga veprimet më të përçmuara që të premtosh diçka, të mos e bësh, të premtosh sërish dhe përsëri të mos e bësh dhe prapë premtime, premtime , premtime vetëm e vetëm për t’ë fituar një fron disa vjeçar.
Populli tashmë është mësuar që të shkojë të trokas në derën e qeveritarëve dhe të mos marrë asnjë përgjigje apo edhe kur të shkojë të jetë i ndrojtur për të paraqitur hallin e tij.
Një ndër mijëra premtime që janë bërë nëpër të gjtha fushatat elektorale nga të majtët apo nga të djathtët, qoftë për zgjedhje vendore apo parlamentare, është rruga e Arbërit, që do të bashkonte verilindjen e Shqipërisë me kryeqytetin. E ndoshta ky do të ishte i vetmi investim që do t’i bëhej kësaj zone, pasi të tjerat do të vinin me rradhë. Ishte Fatos Nano ai që e premtoi atë, më pas Sali Berisha, sërish Nano dhe përsëri Berisha. “Rrugën e Arbërit e ka premtuar Fatos Nano, por ajo është projekt i joni dhe ne do ta bëjmë.”. Ishte ky premtimi i zotit Berisha në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005, përsëri e premtoi edhe në zgjedhjet e 18 shkurtit. Por jo vetëm ai, edhe opozita e premtoi, dhe deri më tani ende asgjë.
Rruga që do të shkurtojë distancën Tiranë-Peshkopi nga afro 200 km në 100 km, pra nga 5-6 orë në 1,5-2 orë, është një premtim i dështuar, dështim ky të cilin dibranët ia faturojnë jo vetëm Berishës apo Nanos, por drejtpërsëdrejti ish kryeministrit Pandeli Majko, pasi fondin e saj gjatë postit të tij si shef i kabinetit qeveritar e dërgoi në Pogradec. Të paktën këta janë fjalët që fliten hapur mes popullit dibran, si nga të majtët ashtu edhe nga të djathtët. E në një rast të tillë, kur flitet për akuza të drejtpërdrejta, një personi i nevojitet që të dalë e të mbroj veten. Apo të paktën, në asnjë mënyrë të mos shkosh dhe të kërkosh votën nga një komunitet që ti i kë mohuar një të drejtë të detyrueshme për ty.
Veprimi i zotit Majko, ndoshta mund të jetë një nga ata të zotit Nano, Berisha, Rama, Meta etj. Kushdo që vjen premton një model të ri të këtij projekti. Kjo është vërtetuar edhe me mënyrën se si elektorati i kësaj zonë ka votuar. Të majtët dhe të djathtët janë çorientuar lidhur me elektoratin e kësaj krahine. Një herë fiton e majta e një herë e djathta. Njerëzit të etur për pak mirëqenie, duket se kanë filluar të ndihen të huaj në vendin e tyre. Ata vazhdimisht janë në kërkim të një fryme të re, që të zgjerojë kufijtë e Shqipërisë së mesme dhe të jugut edhe drejt kësaj zone që ka mbetur larg çdo investimi dhe vëmendjeje të të gjitha qeverive pluraliste.