"Pavaresia, lule te varri i gjysherve"
Anisa Ymeri
Pakkush e dinte! Me se nje vit shkuar, gjate nje vizite ne Kosove, ne kuader te muajit te kultures Shqiperi-Kosove, Rajmonda Bulku, nisi te lotonte. Ishim ne carshine e Gjakoves, kur asaj iu kujtua malli e brenga e gjyshes se saj, qe shkoi me mallin e madh per Gjakoven, token e lindjes, qe s'mundi dot ta shkelte me kurre prej momentit kur erdhi ne Shqiperi.
E tani, kur na ndajne vetem pak ore nga leximi i Deklarates se Pavaresise, aktorja gjendet ne Tirane, pasi ka shfaqje, ndaj edhe s'mundi te jete ne Prishtine.
Kjo s'do te thote aspak se ajo do te gezoje me pak se te tjeret, ata qe gjenden atje.
"Ruaj brenda vetes ate qenie te mrekullueshme, qe iku me mall e brenge per njerezit e saj qe kishte dhjetera vite qe nuk i shihte, per shtepine e saj", rrefen ajo. "Ndaj edhe kam dy dite, me nje emocion te pamat, nuk kam gjume e kam nje ngacmim te madh. Mezi pres oren te degjoj deklaraten e te shoh se c'do behet dhe te shkoj te varri i gjysherve te mi per te vene nje tufe lule e t'jua them atyre kete gje, qe Kosova e tyre tanime eshte e lire".
Per te paren here, aktorja me gjysher kosovare, ka shkelur ne token e te pareve ne vitin e hershem 1991. Ato vite kur terrori serb ishte ne kulmin e tij. Terror qe Bulku rrefen se s'ka shpetuar pa e ndjere. "Ne shtepi, brenda mureve, mund te ndjeje lumturi, pasi u takuam me njeri-tjetrin pas nje ndarjeje te gjate. Por, ne rruge nuk mund te ecnim lirisht, s'mund te shetisnim aspak", tregon ajo. Ndaj edhe s'ka se si te mos jete per te nje dite e jashtezakonshme. "Po behem gati 50 vjece, duke degjuar nder vite nga gjysherit vetem per Kosoven, ndaj edhe eshte nje dite e madhe", rrefen Bulku. Ata gjysherit e saj, shkuan pa pare per te fundit here Gjakoven dhe Pejen e tyre, vendet e tyre te lindjes e ku shkuan shume vite jete.
Viti 1991, me gjithe ndjesine e mire se po shkelte token e te pareve te saj, mund te cilesohet edhe si nje udhetim i veshtire, pasi terrorin mund ta ndjente hapur. "Shkova ne Prishtine per te takuar kusheriren time, shprehet Rajmonda, por ne fakt nuk munda dot te hyj as ne teatrin e Prishtines per te pare nje shfaqje. E kam ndjere edhe vete terrorin e atyre viteve". Krejt ndryshe ishte pas luftes, pas vitit 1998! Pas luftes jo vetem ka shkelur lirshem ne te gjitha qytet e Kosoves, por ka luajtur edhe filma per dramen e madhe te tyre. Mund te permendet filmi shokues "Etjet e Kosoves", i prezantuar edhe ne Festivalin e Filmit ne Tirane, ne vitin 2006. Apo edhe ne jurite e nje sere festivalesh, qe mbahen ne Prishtinen e pas luftes.
Pse festen ne Tirane?
Eshte aktore e si e tille jo rralle eshte e kushtezuar prej datave te shfaqjeve. Edhe kete fundjave, edhe kete te diel, qe shpallet Pavaresia e Kosoves, prej nga vijne te paret e saj, ajo do te jete ne skenen e Teatrit Kombetar, te drama "Korbi i bardhe". Mund edhe te kishte festuar edhe ne Prishtine, por... "Nuk e mendova gjate, dhe kam shfaqje ne teater, e nuk munda te largohem dot nga Tirana, pasi kam shfaqje. Por nga ana tjeter, kam edhe nje lloj detyrimi per gjysherit e mi qe mbeten ketu, qe te jem me ta, aty te varri i tyre, t'ju them gjysherve qe Kosova e tyre eshte e lire", rrefen Bulku. Ndonese jane jo te pakte personazhet publike qe kane zgjedhur Prishtinen per te pritur Pavaresine e Kosoves, ajo, qe ka nje lidhje edhe me te forte, do te jete ne Tirane sot.
Gjysherit kosovare te aktores
Me se 1 vit shkuar, gjate nje udhetimi ne disa prej qyteteve te Kosoves, nje vizite zyrtare ne kuader te muajit te kultures Shqiperi-Kosove, gjate nje bisede, Rajmonda Bulku u perlot. Qene te pakte ata qe e dinin se nje rrenje e origjines se saj, gjysherit nga mami ishin nga dy qytete historike te Kosoves, Peja e Gjakova. Ishte rritur me dashurine e gjyshes per vendin e saj dhe me brengen qe s'mundi ta shohe dot kurre, para se te vdiste dhe duke e kujtuar kete s'mundi t'i mbante lotet, pasi ishte pikerisht ne Gjakove. Sa e sa here kishte degjuar per ate qytet prej gjyshes se saj, me gjase e njihte mire edhe pa qene asnjehere. E kur ishte atje, ne mes te kalldremit e shtepive te saj te drunjta, te rindertuara pas flakeve te luftes, kishte teper emocione. Ishte nje carshine e mrekullueshme te Gjakoves, qe gjysherit e saj s'munden ta shkelnin, por ama e rriten mbesen e tyre Rajmonde me dashuri te madhe per Kosoven.