E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pavarësisht nga pozicioni në qeverisje, nuk do të ndryshojmë qëndrim politik”

Flet për koalicionin qeverisës kreu i PDI Tahir Muhedini

TIRANE – Partia Drejtësi dhe Integrim ka arritur të zgjidhë mosmarrëveshjet që u regjistruan mes kryetarit Muhedini dhe deputetit të vetëm të kësaj force politike Dashamir Tahiri dhe të dy këto së bashku me kryetarin e shoqatës “Çamëria” do të jetë grupi që do të negociojë me kryeministrin Berisha për bashkëqeverisjen në bazë të marrëveshjes paraelektorale te 28 qershorit.
“Unë mund t’ju them që nuk ka asnjë lloj konflikti ndërmjet Tahir Muhedinit dhe Dashamir Tahirit dhe në kryesinë e partisë nuk ka pasur asnjë konflikt. Komplet partia nuk ka konflikt, por mund të jesh jashtë partisë”, deklaroi Tahir Muhedini, kreu i PDI-së.
Përsa i përket kërkesave të PDI për përfshirjen në qeverisje, Muhedini shprehet se kjo do te vendosët vetëm gjatë negociatave me kryeministrin Berisha.
“Në marrëveshjen me PD e kemi afatgjatë, në mënyrë konstante, ndoshta ndonjë pozicion që kërkojmë ne nuk mund të realizohet nuk do të thotë që ne do ndryshojmë qëndrim politik. Çdo gjë do të jetë në baze të negociatave”, vijon Muhedini.
Muhedini hodhi poshtë aludime në media që sipas tij e akuzojnë atë si bashkëpunëtor të Ramës me lejet e ndërtimit. Kryetari i PDI-se tha se nëse këto deklarata do të ishin të vërteta ai ishte i gatshëm te jepte dorëheqjen menjëherë nga posti.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›