E Diel, 1 Nëntor 2026

“Edi Rama e ka kthyer PS-në në shtojcë të tij”

Ben Blushi kundër bojkotit të parlamentit

TIRANE – Bojkoti i paralajmëruar nga kryetari në ikje i PS-së, Edi Rama, komentohet nga anëtarët e kryesisë socialiste, si një vendim jo i denjë dhe se me këtë akt Rama e ka kthyer PS-në në vegël që shkon sipas tekave të tij. Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka rikonfirmuar dje se është kundër bojkotit të grupit parlamentar të PS-së në Kuvendin e ri, të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit dhe që pritet të zhvillojë seancën e parë në 7 shtator.
Deputeti Blushi tha se “më parë PS-ja duhet të presë raportin e fundit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit”. E vetmja mënyrë, shtoi ai, për të sjellë Partinë Socialiste në pushtet është të bëhet pjesë në vendimmarrje në institucionet e shtetit.
Anëtarin i kryesisë së Partisë Socialiste,  komentoi dhe koalicionin PD-LSI për bashkëqeverisjen e vendit në 4 vitet e ardhshme, duke u shprehur se “me koalicionin Berisha-Meta, qeveria e re do të ketë dy kryeministra”. 
Partia Socialiste nuk arriti të fitojë shumicën e deputetëve në zgjedhjet e 28 qershorit, ndërkohë që kryetari në detyrë, Edi Rama, ka deklaruar se PS humbi për shkak të deformimit të votës dhe se në këto kushte grupi parlamentar do të bojkotojë seancat parlamentare.
Blushi është kundër kësaj deklarate të Rama, sikundër ka dalë hapur dhe kundër rikandidimit të tij për postin e kreut të PS-së.
“Rama është përgjegjësi kryesor i humbjes së PS-së në këto zgjedhje, ndaj duhet të japë dorëheqjen dhe nuk duhet të rikandidojë për postin e kryetarit”, ka deklaruar Blushi
Bojkotimi i parlamentit, është vendimi i radhës dekonstruktiv i Edi Ramës dhe klikës së tij humbëse në PS. Pas dështimit, që pritej, në zgjedhje, Edvini po përdor të gjitha metodat e turpshme, për t’i shpallur ato si antiligjore dhe të dërgojë notë proteste në Bruksel, pas “ankesës” që bëri te Presidenti Topi, nëse ky i fundit nuk i gjen derman. Në prag të formalizimit të kabinetit të ri qeveritar dhe konstituimit të parlamentit, Rama me klikën e tij të hispanikëve po përgatisin mësymjet e bojkotit, duke u faktuar kështu si antikonsensulë dhe antidemokratikë, për aspiratat integruese të vendit, nisur nga realizimi i reformave në sajë të bashkëpunimit pozitë-opozitë, të cilin Rama e mohon.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›