Pazari i Ri, mes mizave, pluhurit dhe tymit
Drejtoria e Higjienes ka urdheruar mbylljen e tij, por tregtaret vazhdojne te qete aktivitetin
Teksa kalon prane Pazarit te ri, sheh kalimtare qe ne zonen ku shitet mish dhe peshk, ia fusin vrapit. Afrohemi per te verifikuar se pse e bejne nje gje te tille, dhe shume shpejt, kuptojme se kjo ndodh nga era e keqe. Per t'i shpetuar eren se rende qe leshojne produktet e mishit, bulmetrat apo edhe produkte te tjera ushqimore, ata mbyllin hundet, rrisin ritmin e shpejtesise dhe nxitojne te bejne shpejt e shpejt ndonje blerje.
Pislleku
Pamja e bukur e frutave, duket se eshte vetem fasada e tregut te Pazarit te Ri. Sepse, sapo heq shikimin nga to, syte te kapin mbeturina, pluhur dhe miza te pafundme qe po shijojne paraprakisht pak mish, peshk dhe djathe. Por, ato duket se nuk kane shume pretendime per llojin e ushqimeve, sepse miza gjenden gjithandej. Dhe, ka ushqim per te gjitha. Madje, edhe per ndonje qen apo mace qe qendron aty prane gjithe shprse per ndonje peshk te prishur, apo tjeter produkt. Kjo eshte situata qe te sheh syri ne pamje te pare. Por, po te thellohesh dhe te hysh ne pjesen ku kasapet therin kafshet, situata eshte akoma me e rende. Mizat dhe insektet nuk shqiten nga mishi i fresket, ndersa era e rende te shkakton perzierje ne stomak. Pikerisht duke pasur parasysh keto kushte te renda, Drejtoria e Shendetit Publik ne Tirane ka dhene urdher per mbylljen e ketij tregu per shkak te kushteve te renda higjieno-sanitare, e, megjithate tregtaret vazhdojne te qete punen e tyre. Ata duket se kane fituar imunitet nga pislleku, duke qene se gjenden cdo dite prane tij, por qytetaret duhet te mendohen mire para se te blejne produktet e tij, ne kete vere perveluese. e ben
Shitesit
Edhe vete shitesit e tregut e pranojne se kushtet ku tregtojne lene per te deshiruar. Bulmeti e mishi mbahen ne natyre, kurse peshku u mbuluar me copa akulli te cilet nuk i rezistojne as disa minuta temperaturave te larta. "Detyrohemi te shesim ne rruge duke mbajtur produktet ne arka kaucuku, per te fituar buken e gojes. Kurse perimet jane te fresketa pasi vijne cdo dite nga fshati ku une i kepus nga kopshti im", thote Valdete Tahiri. Asaj i duhet qe cdo dite te vije nga Berxulla ne Tirane dhe te shese ato produkte per te mbajtur gjalle familjen. Nderkohe, produktet qe blihen tek ajo nuk jane te kontrolluara nga asnje institucion apo drejtori. Pavaresisht se drejtuesit me te larte te Ministrise se Bujqesise kane siguruar per produkte te kontrolluara ne tregjet e vendit, jane me qindra tregtare ambulante qe cdo dite shesin mallin e tyre te pakontrolluar. Tregtare te tjere qe kane blere nga nje dyqan dhe mendojne se kushtet i kane me te mira per te tregtuar, perseri duket se ky eshte vetem nje iluzion. Mbeturinat e nje dite me pare, apo edhe gjate dites shpeshhere qendrojne para dyqaneve duke te "kthyer mendjen" per te blere aty. Por, e njejta situate eshte kudo dhe konsumatoret jane te detyruar qe ne nga keto tezga te qendrojne dhe te marrin ate cka eshte e nevojshme. Me e veshtire situata eshte bere per ata qe tregtojne produkte frigoriferike te tilla si mishi, peshku apo bulmeti.