E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektet per sheshin "Avni Rustemi", ne leter

Por ne fakt e gjithe kjo panorame do te ishte krejt ndryshe nese ketu do te zbatohej plani francez per kryeqytetin. I parashikuar si nje zone me gjelberim me disa lulishte e parqe, Sheshi "Avni Rustemi" do te kthehej keshtu ne nje nga zonat me te preferuara et Tiranes. Sipas ketij plani ne zonen e Pazarit te Vjeter, parashikohet ndertimi i nje qendre tregtare ne formen e nje godine shume funksionale. Nderkohe, ne sheshin "Avni Rustemi", do te ruhej arkitektura, por do te behej edhe nje sistemim i lulishtes ne qender te sheshit, ne te dy anet e se ciles do te vendoset qendra e hapur tregtare. Projekti mund te zbatohet pa asnje pengese, madje duke i dhene frymemarrjen e munguar kesaj zone qe eshte mbytur nga plehrat dhe papastertite e nje tregu te sajuar jashte cdo lloj kushti higjenik. Mbetet te shpresojme se nje dite edhe kjo pjese e Tiranes do te jete ashtu si parashikohet ne projektet dhe studimet e arkitekteve franceze.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›