Rama-punetoreve: Pastrojeni mire Tiranen
Kryebashkiaku Rama zhvilloi dje nje takim me stafin e punonjesve te Ndermarrjes "Punetoret e Qytetit Nr.2", per te diskutuar lidhur me problematikat dhe impenjimin e kesaj strukture, ne sherbimet qe ofrojne per qytetin e Tiranes. Permes ketij stafi, Bashkia e Tiranes eshte ne vazhden e realizimit te proceseve te mirembajtjes komplekse, te percaktuara me standarde bashkekohore, te cilat perfshijne te gjitha elementet e domosdoshme, per te siguruar jetegjatesi ne investimet e kryera dhe cilesi ne sherbimin e ofruar per qytetin. Gjate fjales se tij, Kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama vleresoi punen e kesaj strukture, por vuri theksin ne rritjen e cilesise se sherbimit qe duhet t'u ofrohet qytetareve, pasi detyra dhe puna e saj eshte e lidhur drejtperdrejt me cilesine e jetes se qytetareve dhe komunitetit. Sipas tij, puna e bere ne kete drejtim, eshte nje volum kolosal dhe eshte ne syte e te gjitheve, ne nje qytet qe jo shume vite me pare ishte i mbushur me gropa kudo ku kaloje. "Jo shume vite me pare kishte mungese te ndricimit publik thuajse kudo ku kaloje, s'kishte trotuare thuajse kudo ku kaloje, nderkohe qe sot te gjitha keto jane plotesuar, por mbeten per t'u mirembajtur dhe sigurisht ne anen tjeter, per t'u plotesuar edhe ne cdo meter katror brenda blloqeve te banimit", tha Rama. Sipas tij, eshte shume e rendesishme qe 24 ore ne 24, sipas orareve dhe sipas fazave te punes gjate dites, cdo punetor dhe punetore ne kete ndermarrje, te beje maksimumin, duke kryer maksimalisht detyren e vet ditore, mujore, vjetore, sepse cilesia e kryerjes se kesaj detyre eshte e lidhur drejtperdrejt me cilesine e jetes se komunitetit, me cilesine e jetes se banoreve te Tiranes, aty ku jetojne dhe aty ku levizin gjate dites. Sipas kryebashkiakut, eshte fakt qe permiresimi i punes se Ndermarrjes Nr. 2 te Mirembajtjes ka sjelle nje permiresim shume te ndjeshem ne cilesine e gjithckaje. Posacerisht gjate vitit te fundit, ka pasur nje rritje te ndjeshme te volumit te punes dhe nje rritje ndoshta te cilesise se punes.
Taksapaguesit
Sipas Rames, jane taksat e qytetareve, investimi i ketij qyteti, per te pasur ne kembim sherbimin me te mire nga punetoret e ketij qyteti dhe per kete arsye kerkesat dhe ankesat e qytetareve duhet te jene ne qender te vemendjes. "Per cdo kerkese dhe cdo ankese, ashtu sic eshte bere deri me sot, do te vazhdoje te behet maksimumi qe rruga te riparohet, trotuari te riparohet, ndricimi te riparohet dhe qe gjerat te shkojne gjithnje e me mire, ne funksion te te gjithe ketyre sherbimeve qe ne ua detyrojme qytetareve", tha ai