E Diel, 1 Nëntor 2026

Helmimet nga ushqimi dhe uji, shtohen rastet

Spitali Infektiv ka qene me i populluar se ne asnje periudhe te vitit keto ditet e fundit. Helmimet per shkak te ushqimeve kane cuar ne dyndje te medha ne urgjencen e spitalit, por edhe ne pavijonet e tij. Rreth 60 paciente paraqiten cdo dite prane urgjences per te marre ndihmen mjekesore per shkak te problemeve me stomakun, me te vjellat dhe diarrene. Shpesh nuk ka vende per te semuret. Fluksi i madh i ben ata qe te presin derisa te lirohet ndonje krevat, qofte ne urgjence, ashtu edhe ne pavijone. Mjeket sqarojne se pjesa derrmuese e pacienteve kane pranuar se kane ngrene ushqime jo edhe aq te fresketa. Nje burim tjeter helmimi qe kane permendur pacientet me se shumti, ka qene uji i ndotur qe rrjedh nga rubinetet e tyre. Simptomat me te cilat perballen pacientet per shkak te helmimit, jane diarreja dhe te vjellat. Gjithashtu, mjeket pohojne se pacientet kane temperature te larte dhe gjendje te keputuri, gje qe e ben shendetin e tyre mjaft te dobet. Nderkohe, ata tregojne se fluksi i pacienteve perbehet nga mosha te ndryshme duke filluar qe tek te rinjte e deri tek moshat e treta, cka do te thote se situata eshte alarmante per te gjithe. "Pacientet kane diarre dhe te vjella, cka deshmon se semundja e ka origjinen nga produktet qe kane konsumuar. Megjithate, ne stinen e veres keto probleme jane gjithmone te pranishme", shprehen specialistet. Keta te fundit i shoqerojne te dhenat edhe me keshillat perkatese per te parandaluar helmimin. "Mos hani ushqime te pakontrolluara. Lajini mire ato dhe ruajini ne kushte normale", kembengulin mjeket specialiste. Megjithate nje gje e tille nuk varet vetem nga vullneti i pacienteve, per shkak te kushteve te renda me te cilat po perballemi. Per sa i takon ujit te pijshem ata rekomandojne zierjen e tij, per shkak te mikrobeve qe mund te jene krijuar. Po ashtu, ata rekomandojne edhe evitimin e daljes jashte ambienteve te shtepise ne oret e pikut, pasi ne kete situate krijohet gjendje te keputuri dhe pacientet paraqiten me temperature dhe shqetesime te tjera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›