Reali ndjek Valeron

Borja Valero mund të largohet nga Villarreali në fund të sezonit 2011-12, pasi Real Madridi ka shprehur interesim për transferimin e tij gjatë verës, ka njoftuar El Mundo Deportivo.
Edhe pse ka mesfushë kualitative të përbërë nga Mesut Ozil, Kaka, Nuri Sahin, Xabi Alonso, Sami Khedira e të tjerë, gjiganti madrilen synon të sjellë në skuadër edhe 27 vjeçarin Valero. Valero është produkt i akademisë së Realit, por kurrë nuk kishte arritur të përfshihej në ekipin e parë.
Ai kaloi në Villarreal në verën e vitit 2010, pas aventurave në Real Mallorca dhe WBA.