E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëse Tafaj ose “Deda” fitojnë titullin...



Alban Tafaj për herë të fundit kampion si lojtar me Tiranën doli në sezonin 2004-2005, që përkonte edhe me titullin e tij të gjashtë, përfshirë edhe një me Partizanin e sezonit 1992-1993.
Por, trajneri i komanduar i Tiranës pas dorëheqjes së Agustin Kolës (dështoi në finalen e Kupës me Flamurtarin) kërkon titullin e parë si trajner, me synimin për të shkruar emrin në “Librin e artë” të teknikëve kampionë bardheblu si Selman Stërmasi (6 herë), Myslim Alla (4), Enver Shehu (3), Shyqyri Reli (2), Shkëlqim Muça (3), Sulejman Mema (2), Fatmir Frashëri (1), Mirel Josa (1) e Sulejman Starova (1).
E nëse Tirana do ta fitonte trofeun e Kampionatit të 70-të Kombëtar të Futbollit, i 24-ti në historinë e saj, atëherë 35-vjeçari Tafaj do të ishte trajneri i dhjetë bardheblu që do të fitonte një kampionat me rekordmenët shqiptarë. Gjithsesi, do të ishte një titull i ndarë më tresh midis Blaz Slishkoviçit, Agustin Kolës e vetë Alban Tafajt.
Në të kundërt, malaziasi Dervish Haxhiosmanoviç është dhe trajneri i fundit që ka fituar një titull me Vllazninë (2000-2001), duke qenë njëherësh edhe i vetmi i huaj që ka mundur të fitojë një kampionat, pro dhe një Kupë të Shqipërisë (2008), pikërisht në një finale kundër Tiranës (të luajtur në Elbasan).
Trajneri i urgjencave, “Deda”, është njëri nga gjashtë trajnerët që kanë fituar një titull me Vllazninë, duke futur në këtë listë emra të tillë të bujshëm si Ibrahim Dizdari (kampion në edicionin 1945), Ernest Halepiani (1946), Xhevdet Shaqiri (1971-1972, 1973-1974, 1977-1978), Ramazan Rragami (1982-1983), Astrit Hafizi (1991-1992), Hysen Dedja (1997-1998).
E nëse Haxhiosmanoviçi do të fitonte titullin do të thellonte rekordin e tij personal, në këndvështrimin si teknik i huaj, por do të ishte edhe trajneri i dytë me më shumë tituj te Vllaznia.
Nga Tirana fitoi titullin që fitoi titullin e 23-të, atë të sezonit 2006-2007, kanë mbetur në ekipin e sotëm vetëm tre emra titullarësh: portieri Blendi Nallbani (7 tituj kampionë), mesfushori Devi Muka (5), Abraham (3 tituj me 3 ekipe të ndryshme), Jetmir Sefa (2), por në gjirin e bardhebluve janë rikthyer edhe Rezart Dabulla (5) Ansi Agolli (2), Saimir Patushi (2).
Me Tiranën e kanë fituar titullin e shkodrani Suad Lici (2003-2004), por dhe Vioresin Sinani (2006-2007), të cilët aktualisht janë pjesë e Vllaznisë në “finalen” e 23 majit kundër bardhebluve.

22 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›