Pediatria, operacionet e vështira kryhen nga italianët
Tiranë-Të gjitha ndërhyrjet e vështira kirurgjikale tek fëmjët kryhen nga një ekip i specializuar mjekësh italian. Ata janë pritur sot nga minsitrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ku janë shprehur për intensifikim të bashkpunimit me spitalin e Pediatrisë pranë QSUT-së. Sipas mjekëve italianë, numri i fëmijëve me defekte të lindura është në rritje, ku numërohen rreth 300 në vit. Operacionet më të vështira kryhen nga ekipi italian në kohën kur ata janë në Shqipëri.
Nërkohë ata kanë hedhur sot një mesazh plot jetë për të sëmurët me veshka. Kryerjen e transplantit të veshkës në moshë pediatrike dhe në Shqipëri. Gjithsesi pritet që salla e transpantit të veshkave për të rriturit të vihet në punë e më pas aty të operohen edhe pacientët e vegjël. Siç dimë prej 2 vitesh është premtuar ngritja e kësaj salle pranë Klinikës së Urologjisë në QSUT-të, por ende ajo nuk është bërë realitet.
Mjekët urologo-pediatër italianë që asistojnë prej 10 vjetësh pediatrinë shqiptare me kryerjen e ndërhyrjeve të vështira do të bëjnë edhe transplanin sapo salla të jetë gati. Aktualisht ata kryejnë operacionet më të vështira që janë rreth 15 në vit. Doktor Gianantonio Manxoni, urolog pediatër, tha për mediat pas takimit me Godon se " ndërhyrjet që kryejmë janë gjithnjë më komplekse, dje p.sh. ekipi i mjekëve ka operuar një vajzë 14 vjeçare me një keqformacion kompleks urinal, probleme të insuficencës urinale", tha doktor Manxoni.
Ndërsa sipas kirurgut pediatër shqiptar, Dritan Alushani, "fëmijët operohen nga anomalira dhe kongjentale të lindura, të cilat janë të rralla ose edhe të shpeshta". Në vendin tonë, regjistrohen rreth 300 raste në vit të deformimeve tek fëmijët, 15 prej të cilave asistohen nga ekipi i mjekëve italianë.