E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedofilet angleze shpresojne te drejtesia

Gjykata e Tiranes i ka komunikuar dje akuzat dy britanikeve, te cilet kane abuzuar seksualisht me femijet e qendres "Femijet e tij". Gjyqtari i gatshem, Ilir Celiku, ne pranine e nje perkthyeseje, i ka komunikuar masen e sigurise "arrest me burg" Dino Christodoulu dhe Robin James Arnold, e caktuar rreth dy vite me pare. Nga ana tjeter dy te pandehurit Christodoulu dhe Arnold jane njohur edhe me akuzen, e cila rendon mbi ta, e "marredhenies homoseksuale me te mitur". Gjyqtari u ka komunikuar nisjen e procesit dhe se pjese e dosjes eshte edhe David Braun, ish drejtues i qendres "Femijet e tij" ne Tirane. Christodoulu dhe Arnold kane shprehur besimin e tyre te gjykata, duke refuzuar edhe te japin shpjegime te tjera. Dy te pandehurit u ekstraduan vetem pak dite me pare nga Anglia, ku ishin fshehur pas nisjes se hetimeve nga ana e Prokurorise se Tiranes. Kryeprokurori britanik gjate vizites se tij konfirmoi ekstradimin e te dyshuarve per pedofili, ndersa ne gjykate po deshmojne femijet me te cilet eshte abuzuar.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›