E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderet e rrugeve, Jaka i lire pas 20 ditesh

Redinalda Caushaj

Ish-zevendesministri i Transporteve, Nikolin Jaka, kthehet ne liri pas 20 diteve. Bashke me te lene qelite e burgut edhe kater zyrtaret e Rrugeve, te akuzuar per korrupsion e shperdorim detyre me tenderet, ndersa i vetmi qe do te qendroje disa muaj me teper eshte ish-drejtori i Pergjithshem i Rrugeve, Ilir Berzani. Gjykata e Tiranes ka denuar me tete vjet e tete muaj burg, gjobe dhe heqje te ushtrimit te funksioneve shteterore per gjashte te akuzuarit per abuzime me tenderet e rrugeve, te arrestuar gjate operacionit te koduar "Duart e Pastra", ne shtator te vitit te kaluar. Diten e djeshme ka marre fund procesi gjyqesor ndaj zyrtareve, dy nga te cilet jane ne gjendje te lire dhe te mevetesuar. Prokuroria kishte kerkuar 19,5 vite burg per te pandehurit, nderkohe qe gjykata vendosi te ulte dhjete vjet masen perfundimtare.

Togat e zeza te Gjykates se Tiranes, te kryesuara nga gjyqtari Martin Deda, kane shpallur fajtor dhe denuar me 1 vit e 20 dite burg ish-zevendesministrin Nikolin Jaka, i cili pritet te lere qeline pas 20 ditesh. Togat e zeza e deklaruan fajtor te pandehurin Jaka per "korrupsion pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike" ne lidhje me skandalin ne tenderet e rrugeve, nderkohe qe vendosen ta pezullojne per 3 vjet per te ushtruar detyren, si dhe 500 mije leke gjobe. Fajtor u deklarua edhe ish-drejtori i Rrugeve, Ilir Berzani, i cili u denua me 2 vjet heqje lirie, 2,6 milione leke gjobe dhe mos ushtrim te funksioneve publike per 6 vjet. Gjykata deklaroi fajtore edhe Arian Shetin, ish-drejtori i Drejtorise Juridike, i cili u denua me 1 vit e kater muaj burg dhe 400 mije leke gjobe, si dhe heqje e ushtrimit te funksioneve shteterore per 6 vjet. Nje vit burg u dha perfundimisht per ish-drejtorin e Drejtorise se Koordinimit ne Drejtorine e Rrugeve, Xhevahir Mucogllava dhe heqjen e te drejtes per te ushtruar funksione publike per 6 vjet, si dhe nga 1 vit e 20 dite burg per dy biznesmenet, Isuf Ukperaj e Skender Bokciu, mase denimi e shoqeruar dhe me gjobe nga 600 mije leke per secilin. E njejta mase denimi dhe per ish-drejtorin e Prokurimeve ne Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve, Bashkim Kamberi. Pas shpalljes se vendimit te djeshem, pese nga te pandehurit lirohen nga burgu, pasi ato masa denimi i kane kryer gjate kohes se paraburgimit, nderkohe qe pas disa muajsh perfundon denimi edhe per Berzanin dhe Shetin, ky i fundit ka dhe kater muaj burg.

Pretenca e "Duarve te pastra"

Shtate te pandehurit rane ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Duart e pastra" ne 18 shtator te vitit te kaluar. Dy seanca me pare prokuroria ka kerkuar shpalljen e te pandehurve fajtore dhe denimin e tyre 19,5 vjet heqje lirie. Per te pandehurin Jaka prokuroria kerkoi denimin e tij me 3 vjet heqje lirie, ndersa kerkoi pafajesi.

Procesi, per dy nuk u gjeten prova

Per abuzimet me tenderet e rrugeve dhe Ministrise se Transporteve rane ne pranga Alban Qafa dhe Enton Resuli. Per te dy keta te pandehur, prokuroria ka pushuar akuzat, pasi nuk arriti qe te siguronte asnje prove materiale ne ngarkim te tyre. Resuli ishte cilesuar dhe si sekser qe dergonte parate per cdo marreveshje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›