E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heesen: “Fatmir Vata thelbësor pas dy sulmuesve”

Albania Sport (AS) - Rikthimi i Fatmir Vatës është një nga ngjarjet e gëzuara te Arminia Bielefeld. Takimi hapës i fazës së dytë të Bundesligës 1 do të përballë dy shqiptarë: ish-lojtarin e Kombëtares, 35-vjecarin Vata (Arminia Bielefeld) me një nga shpresat më të mëdha të sulmit shqiptar, Besart Berisha (Hamburg). Trajner Thomas von Heesen citohet nga sport1.ch: "Unë jam i kënaqur me të dy ndeshjet testuese (kundër Padeborn 0-0 dhe Budeweis 1-1), nga mënyra se si luajtëm.". Vecanërisht i kënaqur Heesen është me rikthimin e Vatës pas njër periudhe të gjatë kohore. "Fatmir Vata është një element shumë jetësor pas dy sulmuesëve. Nëse ai do të jetë në gjendje të mirë trupore ai mund të bëhet akoma më i vlefshëm".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›