Olofsson, Revizori i Përgjithshëm i Kosovës
Prishtinë - Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, emëroi Lars Lage Olofsson si Revizor të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, bëri të ditur sot zyra e Feith, duke shtuar se Olofsson punon aktualisht në Zyrën shtetërore suedeze të Revizionimit si këshilltar i lartë për zhvillim të biznesit në kuadër të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Ai do ta fillojë punën e tij si Revizor i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës më 1 mars të vitit 2009.
"Për funksionimin e mirë të institucioneve të shtetit, është me rëndësi të ketë një Revizor të Përgjithshëm cilësor dhe të pavarur. Për Kosovën, Revizori i Përgjithshëm luan gjithashtu një rol me rëndësi për sa i përket ndihmës ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik", tha Feith me këtë rast.
"Tek z. Olofsson ne kemi parë një Revizor të Përgjithshëm të standardeve më të larta profesionale dhe morale. Unë i uroj atij çdo sukses në realizimin e kësaj detyre sfiduese dhe dua t'i siguroj se ka përkrahjen time të plotë", deklaroi Feith.