Pejic tregon rrugen

Përgjithësisht Shqipëria nuk është shquar për sulmues të mëdhenj në kampionatin e saj. Në 20 vitet e fundit, ndoshta përjashtim mund të bëjnë vetëm një Indrit Fortuzi apo Vioresin Sinani, ndërsa është një kroat që luan me Flamurtarin dhe që po tregon rrugën e golit.
Ky është Pero Pejiç, shënuesi më i mirë me Dinamon kampione më 2008 dhe tepër i dalluar me Tiranën dy sezone më pas si dhe tani me skuadrën vlonjate.
Pejiç ka realizuar 10 ndeshje në Superligë, duke luajtur vetëm në fazën e dytë, pra vetëm në 11 ndeshje, ndërsa nuk po fusim në llogari golat në Kupën e Shqipërisë.
Tepër nuhatës, me lëvizshmëri tepër të mirë dhe pozicional, shtatlarti 29-vjeçar mbetet ndoshta më i miri goleador i viteve të fundit të kampionatin shqiptar. i tillë mund të kishte qenë edhe Xhevahir Sukaj, një sulmues i fuqishëm dhe tepër i talentuar, veçse shkodrani ka provuar të paktën dy herë të luajë jashtë vendit dhe aktualisht është në Iran tek Sepahani kryesues i Superligës.
Pejiç po ndihmon Flamurtarin që të arrijë synimin e tij, pra daljen për në kupat europiane. Vendi i katërt është thuajse i siguruar kur kanë mbetur edhe 2 takime, pra edhe kualifikimi për në Ligën e Europës.
Ndër sulmuesit e tjerë të Superligës, vetëm Dervishi i Shkumbinit mund të thuhet se po e përballon ritmin e kroatit, pas në listën e shënuesve, Pejiç është vetëm 4 gola larg vendit të dytë. Gjithçka e ka arritur nga shkurti deri tani në fund të prillit.