Pejiç "fundos" Tiranën, Skënderbeu nis arratinë
Skënderbeu ka ni sur arratinë në Superligë, duke fituar 2-0 ndaj Tiranës në përballje direkte dhe duke shkuar 7 pikë larg saj në klasifikimin e Superligës. Ndeshja e djeshme në Korçë, decizive sa u përket dy skuadrave, është fituar nga kampionët në fuqi, falë një njeriu të vetëm: Pero Pejiç! Kroati ka shënuar dy gola, ka dhënë disa asiste, ka mbrojtur topin në shumë raste dhe është bërë për 90 minuta një "i bezdisur" i madh i mbrojtjes së Skënderbeut. Ekipi kampion në fuqi ka konfirmuar forcën e tij, falë edhe një mesfushe në formë brilante, kur Orelesi e Shkëmbi duken më të mirët e kampionatit në rolin e tyre. Në Korçë, sfida përcaktuese për titullin thuajse ka nxjerrë jashtë loje Tiranën, e cila duket në një krizë totale. Madje, disfata e djeshme pritet t'i përkeqësojë gjërat, duke qenë se pas humbjes 4-0 me Kukësin, u paralajmëruan masa tepër të forta, që do të hynin në fuqi vetëm pas ndeshjes së djeshme. Kështu, futbollistët rrezikojnë të humbasin gjysmën e rrogës mujore, ndërkohë që trajneri Lekbello duket se e ka humbur përfundimisht stolin e tij. Në fakt, diçka e tillë pritet të konfirmohet këto dy ditë, por pas ndeshjes me Kukësin, drejtuesit e klubit e patën bërë të qartë se një disfatë në Korçë, do të sillte sanksione që nisin nga pankina.
NDESHJA
Takimi i djeshëm nisi më mirë për Skënderbeun, por Tirana është mbajtur për 45 minuta, duke mos lejuar që korçarët të preknin portën e Iljon Likës. Bardheblutë kanë krijuar shumë pak sa u përket 45 minutave të para, duke mos e vënë asnjëherë seriozisht në provë Shehin. E ndërkohë, Pejiç e Plaku kanë qenë një shqetësim i vazhdueshëm për mbrojtjen bardheblu. Në startin e pjesës së dytë, sulmuesi kroat bëri që të niste festa te 6 mijë tifozët që sfidonin shiun në stadium. Pas vetëm 5 minutash, ai realizoi me një diagonale të saktë nga kufijtë e zonës, duke mposhtur Likën. Një gol me shumë peshë e Pejiç, që ndryshoi rrënjësisht fatet e një takimi të komplikuar për të dyja skuadrat. Tirana ka qenë e pafuqishme për të reaguar, ndërsa në minutën e 55-të Muçollari merr kartonin e dytë të verdhë dhe nxirret jashtë loje nga gjyqtari Sino. Ai ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Orelesit, ndërsa sikur të mos mjaftonte kjo, i vuri duart në fytyrë duke e sharë mesfushorin korçar. Gjestet e Muçollarit vazhduan edhe para kamerave, duke sharë tifozët, ç'ka mund t'i kushtojë një pezullim më të gjatë. Ndërkohë, në minutën e 76-të, Pejiç shënoi edhe golin e dytë, këtë herë pas një krosi nga e djathta, të cilin ai e ktheu mjaft bukur në zonë. Pas kësaj, në fushë nuk ka patur më histori dhe korçarët janë shkëputur 7 pikë nga Tirana e 6 nga Besa.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)