Tour de France 7 edicione pa fitues

Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit, UCI ka vendosur që shtatë edicionet e “Tour de France” të cilat iu hoqën çiklistit Lance Armstrong, thjesht të fshihen nga historia. Duke vlerësuar situatën e krijuar, u vendos që titujt të cilët iu hoqën “kanibalit” nga Teksasi pas skandalit të dopingut, të mos i jepen askujt.
Në këtë mënyrë, palmaresi i garës historike franceze do të mbetet pa asnjë kampion nga viti 1999 deri më 2005-ën. Vendimi shërben edhe si mesazh i qartë për të gjithë sportistëve, të cilëve u tregohet se lufta kundër dopingut është e gjallë.
Vendimi final për të mos caktuar fitues ata që janë klasifikuar pas Armstrong, ka ardhur edhe prej dyshimeve që ekzistojnë edhe rreth ish-rivalëve të çiklistit amerikan.
Jan Ullirich, që është renditur i dyti në edicionet 2000, 2001 dhe 2003 së fundmi ka rrëfyer përdorimin e substancave të ndaluara, Ivan Baso i cili ishte ndjekës në 2005-ën ka qenë i përfshirë në skandalin “Operacion Puerto”, ndërsa i përfshirë në çështjet e substancave të ndaluara ka qenë edhe Alex Zulle, i cili mbylli në vendin e dytë garën e vitit 1999.
“Pas përjashtimit përjetë dhe heqjes së të gjithë titujve të fituar nga Armstrong pasi çiklisti amerikan ka shkelur disa herë rregullat anti-doping, Ekzekutivi i UCI-t ka vendosur të mos ia caktojë fitoret asnjë çiklisti tjetër”, lexohej në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes në Gjenevë.
Vendimi ishte i pritshëm, ndërsa përveç shtatë titujve të hequr në “Tour de France”, Armstrong ka humbur mes të tjerave titujt në Xhiron e Zvicrës, Xhiron e Luksemburgut, Xhiron e Gjeorgjisë dhe sipas gjasave tashmë do ti duhet të kthejë edhe medaljen e broznit të fituar në Olimpiadën “Sydney 2000”.