E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions Italia rrezikon ekipin e trete

Katër skuadra italiane që luanin në Champions League është një kujtim i largët dhe pritet të mbetet i tillë edhe për disa vjet. Megjithatë, skuadrat e kampionatit përtej Adriatikut duhet të zgjohen dhe të ndryshojnë eurinë e tyre në ndeshjet ndërkombëtare, nëse nuk duan që Serisë A ti rrezikohet edhe skuada e tretë në aktivitetin më prestigjioz për klube.

Kjo javë europiane ka qenë katastrofike për ekipet italiane të impenjuara në kupat e Europës. Vetëm barazimi i Juventusit dhe fitorja e Interit, janë shumë pak përballë disfatave të Milanit, Udineses e Napolit.

Aktualisht Italia renditet e katërta në klasifikimin e UEFA-s, megjithatë Franca dhe Portugalia e ndjekin nga fare pranë dhe nëse paraqitjet nuk ndryshojnë, atëherë kampionati italian rrezikon të rrëshqasë në vendin e gjashtë, që është edhe shkalla e fundit ku një vend mund të paraqesë tre skuadra në Champions.

Tashmë skuadrat italiane duhet ti tremben Ukrainës, që renditet e shtata, por është në rritje të vazhdueshme. Për të vazhduar rolin e protagonisteve dhe të evitojnë të qëndrojnë si spektatore në Europë, ekipet e Serisë A duhet të shkunden dhe të kërkojnë rezultate në fushë.

Dështimet e mundshme të Juventusit dhe Milanit në këtë edicion të Champions League, me të dyja skuadrat që janë drejt eliminimit prej fazës së grupeve, mund të shkaktojë pasoja për të ardhmen e futbollit italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›