E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vettel pole ne Indi

Sebastian Vettel do të niset nga “pole position” në Çmimin e Madh të Indisë, pasi regjistroi kohën më të shpejtë, duke e frenuar kronometrin në 1’25”283. Kjo është hera e pestë sezonale që piloti gjerman paraqitet më mirë se të gjithë të tjerët në provat zyrtare.

Kualifikueset janë dominuar nga Red Bull-i, që “zaptoi” vijën e parë të nisjes. Në fakt, në vendin e dytë ndodhet Ëebber, i distancuar me vetëm 44 të miajtat nga shoku i skuadrës.

Më pas, në vijën e dytë të nisjes ndjekin dy makinat McLaren të Hamilton dhe Button, ndërsa Fernando Alonso me Ferrari niset vetëm nga vendi i pestë, përpara shokut të skuadrës Felipe Massa. Në “Top 10” ndodhen Raikkonen me Lotus, Perez me Sauber, Maldonado (Ëilliams) e Rosberg (Mercedes), ndërsa Shumacher është vetëm i 14-ti.

Me paraqitjen e bërë në provat zyrtare, Vettel dhe Red Bull konfirmon superioritetin ndaj kundërshtarëve. Madje, ai ka luksin ti lejojë vetes edhe disa gabime në xhirot e shpejta, duke u dhënë pak shpresë rivalëve.

Por, në fund, me qetësinë e një kampioni, ai administron provat dhe fiton “pole”. Ëebber kompletoi festën e Red Bull, që për herë të tretë në këtë sezon “pushton” vijën e parë të nisjes.

25-vjeçari Vettel zhvilloi vetëm 13 xhiro, përballë 21 të Alonsos dhe 23 të Hamilton, megjithatë ai ishte më i shpejti. Në këtë mënyrë, dy herë kampioni i botës e sheh veten në pozita mjaft komode në garën për titullin botëror, ku aktualisht kryeson me 6 pikë përpara spanjollit të Ferrarit, duke llogaritur që së bashku me atë në Indi, mbeten edhe 4 gara nga fundi i sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›