Barca prapaskenat e ikjes se Guardioles

Tashmë kanë kaluar shumë muaj nga largimi i Pep Guardiolës nga Barcelona. Vendimi i trajnerit për të mos vazhduar më punën në krye të stolit “blaugrana”, ku fitoi numrin rekord të 13 trofeve në 4 sezone, la shumë dyshime.
Por, tashmë kanë ardhur edhe versionet e para, të atyre që mund të kenë qenë shkaqet e lamtumirës së teknikut katalan, i cili perfeksionoi “skuadrën e ëndrrave” të Barçës, duke krijuar një prej skuadrave më cilësore, spektakolare dhe fituese në historinë e futbollit.
Sipas menaxherit spanjoll, Francois Gallardo, largimi i Guardiolës lidhej mbi të gjitha me faktin që klubi nuk pranoi dëshirën e trajnerit për të bërë një revolucion në skuadër. Për të përditshmen madrilene, “AS”, Gallardo deklaroi: “Po të kishte qëndruar te Barcelona, Guardiola do të kishte shitur katër emra të mëdhenj. Arsyet do të ishin të ndryshme”.
Në listën e largimeve të trajnerit ishin mbrojtësit Gerard Pique e Dani Alves, mesfushori Cesk Fabregas dhe sulmuesi David Villa. Ky i fundit do të shitej për arsye sportive, pasi drejtuesi i stolit kërkonte një tjetër lloj lojtari për repartin ofensiv, ndërsa Pique, Alves e Fabregas do të shiteshin për arsye personale.
Guardiola ia kishte paraqitur propozimin e tij edhe presidentit Sandro Rosell, i cili e kishte kundërshtuar idenë e trajnerit, me argumentin se tifozët do të reagonin ashpër ndaj këtyre ndryshimeve.
“Lista e zezë” mbetet një prej arsyeve të largimit të trajnerit të rekordeve, ndërsa një tjetër faktor që lidhet me vendimin e tij, ishte dëshira për të nisur një cikël afatgjatë dhe fitues në një tjetër skuadër të madhe, ndoshta si zëvendësues i Sër Alex Ferguson te Manchester United.