E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretarja belge De Block per azilin dhe migracionin takon Burgajn

Ecuria e masave sensibilizuese dhe ndëshkuese për abuzimin me kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë në Belgjik ka sjellë në Tiranë sekretaren e Shtetit për Azilin e Migracionin Moggie De Block. Prej verës së shkuar përfaqësues dhe drejtues të lartë të Azilit dhe Migracionit të Belgjikës kanë kryer takime të shpeshta me autoritet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit në Tiranë. Gjatë takimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetit, drejtori i Përgjithshëm Hysni Burgaj e njohu zonjën De Block me masat e marra për të hetuar rastet e abuzimit me kërkesat për azil nga shtetasit shqiptar. Autoritet belge kanë shprehur si problematik abuzimet me pretendimin e gjakmarrjes nga shteasit shqiptarë të cilët shkojnë si vizitorë në Belgjikë dhe ndryshojnë destinacionin e udhëtimit duke kërkuar azil.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›