E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pekerman në garë për kombëtaren e Amerikës

Në skenë për kreun e pankinës amerikane të futbollit ka dalë së fundmi edhe ish-trajneri i kombëtares argjentinase, Jose Pekerman pas zërave të gjermanit, Jurgen Klinsman. Këtë lajm e konfirmoi vetë presidenti i Federatës Amerikane të Futbollit, Sunil Gulati. "Mungojnë edhe disa detaje e së shpejti do të njiheni zyrtarisht. Marrëveshja është pothuajse drejt finalizimit", ka deklaruar kreu i futbollit amerikan në një intervistë për gazetën meksikane "La Opinion". Pekerman, i cili udhëhoqi Argjentinën në botërorin e fundit në Gjermani ka pranuar se do të bëjë të pamundurën për t'u bërë tekniku i SHBA-së. Zëvendës trajneri i Mancester Junajtid, Karlos Queiroz është një emër të tjerë i mundshëm për të zëvendësuar Bruce Arena.

Gert Serani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›