E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckenbauer rizgjidhet president i Bajernit

Franz Beckenbauer është rizgjedhur në krye të presidencës së skuadrës gjermane të futbollit, Bajern i Mynihut. Ky është mandati i pestë rradhazi për "Kajzerin". Ish-lojtari gjerman ka marrë 98.2 për qind të votave nga 2500 votues ndaj 13 abstenimeve dhe 21 kundra. Franz Beckenbauer e mban këtë post që prej vitit 1994. Detyra e re e tij do të përfundojë në vitin 2009. "Faleminderit për besimin që patët tek unë", ka thënë gjermani pas përfundimit të zgjedhjeve. Beckenbauer ka qenë kapiten i përfaqësueses së Gjermanisë Perendimore në 1974 ku është shpallur kampione bote, si dhe trajner i Gjermanisë në 1990, vit në të cilin fitoi po këtë trofe.

Gert Serani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›