Pekin 2008. Pesë maskotët zyrtarë

Janë pesë të tillë që do të përdoren në Lojërat e Pekinit, që simbolizojnë peshkun, dallëndyshen, antilopën e deri pandën e famshme.
BEIBEI
Në kulturën dhe artin tradicional kinez, peshku dhe uji janë simbol i begatisë dhe korrjes. "Beibei" përcjell bekimin e begatisë dhe njihet si fisnik e qelibar.
JINGING
Panda bën fëmijët të qeshin, duke përcjellë mesazhin e lumturisë. Gjethet mbi kokë simbolizojnë lidhjen harmonike të njeriut me natyrën.
HUANHUAN
Është vëllai i madh, fëmijë që simbolizon Flakën Olimpike dhe pasionin e sportin. Pasioni është mesazhi që ai përcjell.
YINGYING
Si të gjitha antilopat, Yingying është i shpejtë dhe i lëvizshëm dhe përcjell mesazhin për shëndet të mirë.
NINI
Dallëndyshja me krahë ari është tradicionalisht një nga më të njohurat ndër dizenjot e balonëve në Kinë. Krahët e artë simbolizojnë qiellin e pafund dhe përcjellin fat.