Pekin 2008, Ronaldinho kapiteni i kombëtares braziliane
Ronaldinho do të jetë kapiteni i kombëtare olimpike braziliane në futboll që në Pekin do të provojë të fitojë për të parën herë medaljen e artë. Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Carlos Dunga, i cili ka vlerësuar maksimalisht Dinhon për këtë sfidë tërheqëse.
“Kapiteni do të jetë ai, për eksperiencën dhe për gjithë të tjerat që ka arritur të japë”- ka thënë Dunga, duke shtuar se ai është një lojtar shumë i respektuar në gjithë grupin Olimpik. Ai ka shprehur sigurinë se edhe kundërshtarët do ta shohin kapitenin e ri me një tjetër sy.
Jeta ndryshon çuditshëm. E kështu ka ndodhur edhe për lojtarin tashmë me emër,
Nga Barcelona, në Camp Nou për të organizuar një të ardhme e më pas kalimi në Milan. Ronaldinho ka kaluar nga ferri në parajsë. Këtë e kanë thënë vlerësuesit, por edhe vetë ai, duke treguar se si fati ka arritur të buzëqeshë sërish për të.
Kështu në Olimpiadë do të ketë detyrën të udhëheqë Brazilin drejt medaljes së parë të artë në historinë e saj, por do të ketë gjithashtu edhe rastin të rikuperojë një formë fizike të mirë.