E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tekstet shkollore, MASH: I blini që në gusht

Tekstet shkollorë do të jenë në shkolla dhe në librari që në muajin gusht. Premtimi është bërë sot nga drejtori i Bordit të Miratimit të Teksteve (BOMIT) pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Agim Duka, gjatë një deklarate për mediat.

“Pas përfundimit të përzgjedhjes së librave shkollorëdherealizimit të shtypjes së librave nga botuesit përkatës, librat shkollorë, do të jenë në pikat e shitjes, pranë shkollave dhe në librari, që në muajin gusht”- tha ai, duke garantuar prindërit dhe vetë nxënësit që mund t’u drejtohen pikave përkatëse për t’u pajisur me tekstet shkollore.

Në të gjitha shkollat do të afishohet njoftimi për pikat e shitjes, lista e librave shkollore dhe botuesit e tyre.

“Ne këshillojnë të gjithë prindrit dhe nxënësit të blejnë librat shkollorë duke filluar që nga muaji gusht, për të evituar rradhët në pikat e shitjes”- thë ma tej ai.

Prindërit dhe nxënësit e arsmit bazë 9-vjecar duhet të tërheqin pas blerjes së librave faturën tatimore që të mund të marrin kompensimin për librat që do të blejnë.

Sipas Dukës, një nga efektet pozitive të reformës së Altertekstit ka qenë shtimi i numrit të librarive në të gjithë vendin, madje edhe në zona ku nuk ka pasur deri më sot, të cilat do të ofrojnë këtë shërbim të librit edhe pas sezonit të shitjes së librave shkollore.

Një vit më parë, shpërndarja e teksteve shkollorë u shoqërua me radh ëtë gjata, gati ‘vrasëse’ nëpër libraritë e përcaktuara për këtë shitje, kurse pribdërit patën aneksa pa fund për procesin, e madje edhe për çështjen e kompensimit të faturave për blerjen e librave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›