E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, në pranga një 46 vjeçar. Trafikoi për prostitucion

Bie në pranga një 46 vjeçar për veprën penale të trafikut të femrave me qëllim prostitucioni. Agim Imeri, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë u arrestua nga specialistët e seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës teksa gjendej në ambjentet e një lokali në qëndër të Kombinatit. Ndalimi i tij u krye pasi në gusht të vitit të kaluar trafikoi në Udine të Italise një 23 vjeçare, të cilën e shfrytëzoi përreth 4 muaj.

Arrestimi i 46 vjeçarit u krye pas një pune hetimore rreth 3 mujore,
ndërkohë që mësohet se dhe vetë e dëmtuara ka depozituar një kallëzim
penal ku deklaron se Imeraj e ka marrë duke e trafikuar atë, nëpërmjet
Malit të Zi, Kroacisë, dhe më pas në Slloveni me destinacion Italinë.

Gjatë kontrollit të banesës Imerit, policia gjeti dhe sekuestroi në
cilësinë e provës materiale një pistoletë kalibër 9 mm si dhe shumë
fatura dhe korespondencë bankare që i dërgonte nga Italia për në
Shqipëri, në kohën kur kryente këtë aktivitet kriminal.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›