E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollari, dje zhvleresimi i fundit

Rezerva Federale ka reduktuar cmimin baze, nga 3% ne 2%
Amerikanet po bejne gati zhvleresimin e fundit te dollarit per kete vit. Nga 3 per qind qe eshte aktualisht cmimi baze i valutes se gjelber, Rezerva Federale eshte duke marre vendimin per ta reduktuar ate me 1%, duke e cuar ne 2% nivelin baze. Kjo ulje eshte e fundit qe po ben Ben Bernanke, me qellim daljen nga kriza 7-mujore, qe coi SHBA-ne recesion ekonomik. Dollari eshte kembyer afer nivelit me te ulet te 12 viteve ndaj yenit. FED, ka ulur normen baze te interesit te dollarit, me synim parandalimin e nje renie ekonomike ne tregjet financiare. Vendimi qe ka marre dje FED tregon shqetesimin qe kane zyrtaret per situaten ekonomike te krijuar. FED pritet gjithashtu te jape hua per 20 firma, qe blejne bono thesari direkt nga ajo. Ne nje kohe te mevonshme pritet te jape rreth 30 miliarde dollare per JPMorgan Chase & Co. Huadhenia qe FED ben per firmat, dhe jo per bankat, eshte nje levizje qe FED se ka bere kurre ne historine e saj 94-vjecare. Huaja do te jepet per disa firma qe jane pjese e bankave tregtare, si dhe disa firma te tjera qe kontrollojne miliarda dollare fonde, si Goldman Sachs Group inc., Morgan Stanley dhe Merrill Lynch & Co. Ben Bernanke, shefi i Bankes Qendrore Amerikane (FED), tashme 54 vjec, po kerkon me te gjitha mundesite te nxjerri ekonomine nga kriza. Javen e kaluar, banka qendrore pranoi te japi nje hua emergjente per nje institucion financiar (jo-banke), Bear Stearns, per here te pare qe prej vitit 1960. "Keto levizje qe po ben FED, theksojne edhe me shume sensin e urgjences qe ka kapur FED", tha David M. Jones, ish-ekonomist ne FED, i cili ka shkruar edhe 4 libra per Banken Qendrore Amerikane. Ajo qe aktualisht po perjeton ekonomia e Shteteve te Bashkuara te Amerikes (renie e ritmeve te rritjes ekonomike), nuk eshte vecse ngutja pak me e hershme e bankave per te dhene shume kredi edhe ndaj konsumatoreve qe nuk kane pasur mundesi te kthejne kestet. Kjo per shkak se sistemi financiar ne SHBA pat arritur ne nje stad perfekt sa edhe profesoret e ekonomise nuk e paten parashikuar goditje te sistemit me pasoja te tilla.
USD, dje vetem 78 leke
Valuta amerikane arriti dje nivelin me te ulet ne kembim me monedhen vendase, lekun. Nje dollar kushtoi vetem 76 leke dje, ne tregun e lire te kembimit. Ekspertet ne agjencite e kembimit valutor ia dedikojne renien e vlerave zhvleresimit te valutes se tregun nderkombetar. Ulja do te vijoje edhe me tej gjate diteve ne vazhdim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›