Thaci: Maqedonia do ta njohe shume shpejt pavaresine"
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ne nje interviste per "Alsat" rrjeti maqedonas, ka deklaruar dje se Maqedonia do te dale shume shpejt me qendrim pozitiv per njohjen e Kosoves. Pyetjes "a keni marre ju garanci nga Qeveria e Maqedonise per njohjen e pavaresise se Kosoves" dhe se "a do te ndodhe kjo para apo pas Samitit te NATO-s?", Thaci iu pergjigj se Maqedonia ka vullnet te mire dhe shtoi: "Une mendoj se periudhen kohore duhet ta konfirmojne vete autoritetet e Shkupit, por ne institucionet e Kosoves e kemi te konfirmuar kohen se kur do ta njohe Maqedonia pavaresine e Kosoves, qe do te ndodhe shume shpejt". Kryeministri kosovar kembenguli se ka pergjegjesi te larte te frymes perendimore per njohjen e pavaresise se Kosoves. "Tanime kemi te konfirmuar se Maqedonia do ta njohe pavaresine e Kosoves. Me eshte konfirmuar dhe periudha kohore dhe ditet qe do te merret ky vendim. Prandaj na presim vetem bashkepunim te mire ne relacione te shkelqyeshme edhe me Shqiperine, edhe me Malin e Zi dhe ne te ardhmen e afert demokratike dhe me Beogradin", ka perfunduar Thaci.