Donacione vendase dhe te huaja per tragjedine
Java nisi nga subjekte vendase dhe te huaja, me nje seri perpjekjesh per te ndihmuar ne tragjedine e Gerdecit, fundjaven e shkuar, ku u shenuan dhjetera te vrare e qindra te plagosur si dhe deme te shumta materiale.
- Policia greke ofroi, ne bashkepunim me Sekretarine e Pergjithshme te Mbrojtjes Civile, 10 uniforma neutralizimi te bombave dhe minave. Hristos Apostolopulos, keshilltar i shtypit te ambasades greke ne Tirane, pohoi se "kjo ndihme eshte e nje vlere dhe rendesie vecanerisht te madhe per perballimin e gjendjes se krijuar". Sakaq, ai konfirmoi se nje avion grek, C130, solli dje material farmaceutik dhe ushtarak per parandalimin e ngjarjeve tragjike, si dhe dy mjeke e dy infermiere, per transportimin e mundshem te te plagosurve shqiptare drejt spitaleve greke.
- Kryqi i Kuq Gjerman me mbeshtetjen e Ministrise se Jashtme Federale dergoi ne Shqiperi ndihme materiale ne vleren 100 mije euro. Behet fjale per 2000 njesi albumine (proteina qe permbahet ne plazmen e gjakut dhe ne raste plagosjesh eshte e rendesishme per ndalimin e edemave) dhe 250 kg materiale fashimi per viktimat e zjarreve.
- Banka Amerikane e Shqiperise, Sigal Uniqa Group, Uniqa International Austria, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndermarrjeve, dhe Kalo&Associates lajmeruan dje krijimin e Fondit te Rindertimit te Gerdecit dhe akorduan 55 mije euro.
Kurse Shoqata Bamirese "Nena Tereze" ne Gjermani, per t'i ardhur ne ndihme te demtuarve ne tragjedine e Gerdecit, ka dhene ndihme urgjente prej 5 mije euro.