Sezon special

Hannover pati një sezon sensacional, duke e siguruar kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm, edhe pse ishte shumë afër Ligës së Kampionëve. Altin Lala me shokë kanë arritur rezultat historik. Ata patën njërin prej sezoneve më të suksesshme në histori të klubit.
Hannover e mbylli sezonin në pozitën e katërt me 60 pikë, duke arritur 19 fitore. “Kemi qenë stabil gjatë tërë sezonit, në çdo moment. Ky rezultat është pjesë e historisë, është një dhuratë. Patëm një sezon fantastik, të madh. Askush nuk e priste këtë”, theksoi 35 vjeçari.
Përfaqësuesi shqiptar ditë më parë e vazhdoi kontratën me Hannoverin për një sezon. Andaj veterani i mesfushës do ta prijë ekipin kuq e zi në Europa League sezonin e ardhshëm. Lala mungoi në pjesën e parë të sezonit për shkak të një lëndimi. Por, ai u kthye në pranverë dhe kontribuoi sadopak në suksesin e Hannoverit.