E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamburgu insiston për Shaqirin

Nga Express më 10 shtator 2011 në ora 09:43

Falë paraqitjeve fantastike që i pati në dy sezonet e fundit me Baselin dhe përfaqësuesen e Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura evropiane.

Madje, gara e klubeve me famë në Evropë për t’i siguruar shërbimet e futbollistit kosovar secilën herë po nxehet më shumë.

Andaj, sipas të gjitha gjasave, skuadra e tij aktuale, Basel do të pajtohet që mesfushori i vet të transferohet në ndonjë ligë më të fortë evropiane gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediave italiane, skuadra gjermane Hamburg – e cila qysh moti ka shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e gjilanasit – avancon në luftë me ekipet nga Serie A për ta blerë nga klubi zviceran kartonin e Shaqirit. Sipas portalit tuttomercato, Hamburg po planifikon ta shesë kartonin e mesfushorit të vet Jansen, me qëllim që t’i grumbullojë paratë për t’i siguruar shërbimet e Shaqirit gjatë dimrit.

Për të riun nga Kosova përveç Hamburgut, interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër gjermane Bayern Munchen. Sipas mediave të huaja, Shaqiri pëlqehet edhe nga shumë klube të njohura të Serie A dhe nga ato të Premierligës angleze, ruse dhe turke.

Andaj, Baseli vështirë se do të mund ta përballojë presionin e gjithë atyre klubeve për ta mbajtur edhe më tutje yllin e ri kosovar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›