Francezët, pas Salihit e Vangjelit
Dy reprezentuesit e Shqipërisë, sulmuesi Hamdi Salihi dhe mbrojtësi Kristi Vangjeli nga muaji janar i vitit që po vjen karrierën e tyre mund ta vazhdojnë në elitën e futbollit francez.
Kështu ka thënë për KNN-në menaxheri shqiptar i futbollistëve, i cili jeton dhe vepron në Francë, Erkan Sylejmani. Ai është menaxher i sulmuesit të Rapidit të Vjenës, por Sylejmani beson se nuk do ta ketë problem ta kryejë edhe transferimin e mbrojtësit të Chornomorets Odesa në elitën e futbollit francez.
Sipas Sylejmanit, skuadrat e njohura franceze Nice, Lorient dhe Rennes kanë shfaqur interesim për t’i siguruar shërbimet e dy reprezentuesve shqiptarë gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Sylejmani beson se procesi i transferimit të Salihit e Vangjelit nga Austria, përkatësisht nga Ukraina, mund të përfundojë pa problem.