Pele është më mirë

Ikona e Santosit dhe Brazilit, Pele i është nënshtruar operacionit në ijë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ka njoftuar një zëdhënës i tij.
Pele, 72 vjeç, u trajtua në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo, kurse nuk janë bërë të ditura detajet tjera me kërkesë të familjes së tij.
“Gjithçka shkoi mirë, ishte vetëm një operacion i thjeshtë. Ai ndoshta do të dalë së shpejti nga spitali”, deklaroi zëdhënësi i tij Jose Fornos për agjencinë France-Presse. Pele konsiderohet njëri prej futbollistëve më të mirë i të gjitha kohërave që shënoi rreth 1300 gola dhe fitoi tri herë Kampionatin botëror.