E Shtunë, 31 Tetor 2026

65 minuta në fitore

Erton Fejzullahu ka luajtur 65 minuta, në fitoren e skuadrës së tij NEC Nijmegen kundër Vitesses me rezultat 2:1.

Sulmuesi kosovar u zëvendësua nga bashkëlojtari Worm, 25 minuta pa përfunduar ndeshja.

Udhëtuesit kaluan në avantazh qysh në minutën e pestë me anë të Nilsson, ndërsa futbollisti kosovar me shokët e tij e përmbysën rezultatin falë një loje ofanzive: Ntibazonkiza i barazoi shifrat në minutën e 27-të, kurse Zomer i kaloi në avantazh vendësit në minutën e 56-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›