Messi në histori me 101 gola

Lionel Messi shënoi golin e tij të 101-të për Barcelonën, të shtunën, derisa kampioni i Spanjës shkatërroi Sevillën 4-0 në Camp Nou për të kaluar pesë pikë mbi Real Madridin.
Messi 22 vjeç, shënoi dy herë në pesë minutat e fundit për golat e tij të pestë në dy ndeshjet e fundit dhe arriti në kuotë të përgjithshme prej 101 golave për gjigantin katallan, duke u bërë futbollisti më i ri në histori të klubit që ka arritur në kuotë të tillë.
Një autogol nga Julien Escude dhe shënimi i zëvendësuesit Pedro Rodriguez goditën fuqishëm Sevillën, që e pagoi çmimin për eliminimin e Barcelonës nga Copa del Rey në mesjavë. Messi me golat e tij në minutën e 85-të dhe 90, kompletoi fitoren 4-0.
“Jam i lumtur për 101 golat që kam shënuar deri më tani, por do të vijnë edhe shumë të tjerë”, tha Messi. Më herët të shtunën, Real Madrid pësoi humbje 1-0 nga Athletic Bilbao dhe tani mbeten pesë pikë prapa gjigantit katallan.