E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani debuton me barazim

Edmond Kapllani ka debutuar të dielën, në barazimin e Tus Koblenz kundër Munich 1860 me rezultat 2:2.

Sulmuesi shqiptar ka luajtur 64 minuta, ndërsa është zëvendësuar nga sulmuesi tjetër shqiptar, Njazi Kuqi. Përpos Kapllanit, tek Koblenz nga minuta e parë ka luajtur edhe Shqipëron Skeraj.

Ndërkaq, mesfushori Ervin Skela është inkuadruar në lojë në minutën e 83-të në vend të Gunkel. Hartmann i ka kaluar vendësit në avantazh në minutën e gjashtë, ndërsa Aigner i barazoi shifrat 5 minuta më vonë.

Glockner (54’) e kaloi në avantazh sërish Koblenzin, kurse Ludwig (71) i udhëtuesve e vulosi fatin e këtij takimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›