E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana dhe Tare sulmohen ashper nga Di Kanio

Nuk mjaftojnë problemet që po has në ambientimin dhe gjetjen e vetvetes tek skuadra e tij e re. Për Lorik Canën është krijuar edhe një telash tjetër dhe ky quhet Paolo Di Kanio, ish-kapiten dhe ish-legjendë e Lacios, skuadra ku shqiptari ka vendosur të vazhdojë karrierën.

“Lorik Cana është tek Lacio pasi është shqiptar ashtu si Tare”, ishte akuza e italianit, drejtuar më së pari drejtuesit të klubit roman, pra Igli Tares. Sipas tij, zëvendëskapiteni i kombëtares shqiptare mund të mos e meritonte të vinte tek bardhekaltërit, por ka pasur një ndihmë të madhe të brendshme në klub, pra Taren.

Nga ana e biondit shqiptar, ish-kapitenit të kombëtares, ka ardhur një përgjigje e shkurtër: “Fusha do ta tregojë se kush ka të drejtë”. Ndërkaq, Cana vazhdon të stërvitet fort për të fituar formën e tij më të mirë dhe besimin e trajnerit Edoardo Reja.

Di Kanio njihet për pikëpamjet e tij që afrojnë me fashizmin dhe është bërë i famshëm, por edhe është dënuar për përshëndetjen romane, përshëndetje që e përdori edhe Musolini dhe ai e bëri këtë gjest disa vjet më parë në stadiumin “Olimpiko” të Romës.

Në një intervistë dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Di Kanio sulmoi futbollin italian duke deklaruar se është më poshtë se kampionatet e tjerë të rëndësishëm në Europë, si Spanja, Anglia apo Gjermania. “Nëse Juventus e Roma mbahen ende fort pas Del Pieros dhe Totit, kjo shpjegon krizën e rëndë të futbollit tonë”, - tha ish-laciali, që është sot pronar klubi në Angli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›