Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, Basha: Marshim të mbarë! I bëj thirrje autoriteteve të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me rastin e festës së Abaz Aliut, ka uruar besimtarët bektashinj. Përmes një postimi në Twitter, lideri demokrat thekson se Mali i Tomorrit është burim paqeje, shprese harmonie për të gjithë shqiptarët. “Në ditën kulmore të pelegrinazhit të mijëra besimtarëve bektashinj në Malin e shenjtë të Tomorrit, uroj një marshim të mbarë, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për të forcuar besimin në Zot. Mali i Tomorrit është burim paqeje, shprese harmonie për të gjithë shqiptarët”, shkruan zoti Basha.
Mes të tjerash ai iu bëri thirrje autoriteteve të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve dhe të jenë të vëmendshëm për çdo emergjencë shëndetësore. “I bëj thirrje autoriteteve të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve dhe të jenë të vëmendshëm për çdo emergjencë shëndetësore”, tha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Mijëra besimtarë janë bërë pjesë mëngjesin e sotëm në Pelegrinazhin e Malit të Shenjtë të Tomorrit në Berat. Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar që me datë 18 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi.