Shtabi i PD-së heq flamurët dhe dekorin e PS-së
Acarohet situata parazgjedhore në
qytetin e Fierit. Mbrëmjen e së
enjtes, rreth orës 23:00, anëtarë të Partisë
Demokratike, pjesëtarë të shtabit
rajonal të kësaj partie, kanë hequr me
dhunë nga dekori i qendrës së qytetit
fl amujt e PS-së. Me anën e një vinçi
të OSSH-së është arritur të shkëputen
fl amujt nga vargu i tyre dhe të hidhen në
trotuar. Kreu i bashkisë, Baftjar Zeqaj, ka
shkuar menjëherë në vendngjarje dhe
ka kërkuar shpjegime për situatën e krijuar.
Ai është rrethuar nga simpatizantët
euforikë të PD-së dhe është fyer prej
tyre, madje nga vetë drejtori i OSSHsë,
që drejtonte vinçin gjatë heqjes së
flamujve. Kjo gjë konfirmohet edhe
nga vetë kryetari i bashkisë, Zeqaj, i cili
ka thënë për gazetën "Shqip: "Drejtori i
ndërmarrje së elektrikut më ka cenuar
moralisht, duke i shoqëruar fyerjet me
gjeste të pahijshme". Ndërkohë që kryetari
i bashkisë kërkonte sqarim për këtë
akt të paprecedent, simpatizantët i kanë
komunikuar se vendimi është marrë
nga kandidati për deputet, ministri
Sokol Olldashi. Ky i fundit, pasi është
sinjalizuar për ngjarjen, ka mbërritur
menjëherë në vendin e përplasjes, ku
ka tërhequr kreun e bashkisë dhe në
prani të kryetarit të PD-së Fier, Ferdinad
Murati, kandidatit për deputet Vasillaq
Ngresi, shoferit të tij personal, si dhe
mjaft personave të tjerë, ka ndërhyrë
që situata të stabilizohet. Ndërkohë,
mësohet se për ngjarjen është njoftuar
përfaqësuesja e OSBE-së në Fier. Së
bashku me përkthyesen, ajo ka mbërritur
vetëm pas pak minutash në vendin
e ngjarjes. Përfaqësuesja e OSBE-së
ka rënë pre e fyerjeve dhe pas kësaj
ajo ka kërkuar praninë e policisë për
të ndërhyrë. Brenda 15 minutash në
shesh ka mbërritur një fugon policie,
por uniformat blu nuk kanë ndërhyrë
dhe qendra e qytetit të Fierit ka qenë
e bllokuar për afro 2 orë. Drejtori i
policisë së Qarkut Fier, Shemsi Premçi,
në një prononcim për gazetën "Shqip"
ka thënë se për tubimin e një nate më
parë nuk është dhënë leje nga policia,
ndërkohë që situata është krijuar nga
mosmarrëveshjet mes partive politike.
Lidhur me mungesën e pranisë së uniformave
blu në shesh, drejtori Premçi
ka shpjeguar se "situata duhej të ishte
normalizuar nga përfaqësuesit politikë
dhe jo nga policia, sepse ndërhyrja
e kësaj të fundit do të ishte përdorur
politikisht". Drejtori Premçi u ka bërë
thirrje jo vetëm forcave politike, por
edhe komunitetit për distancimin ndaj
akteve vandale.
qytetin e Fierit. Mbrëmjen e së
enjtes, rreth orës 23:00, anëtarë të Partisë
Demokratike, pjesëtarë të shtabit
rajonal të kësaj partie, kanë hequr me
dhunë nga dekori i qendrës së qytetit
fl amujt e PS-së. Me anën e një vinçi
të OSSH-së është arritur të shkëputen
fl amujt nga vargu i tyre dhe të hidhen në
trotuar. Kreu i bashkisë, Baftjar Zeqaj, ka
shkuar menjëherë në vendngjarje dhe
ka kërkuar shpjegime për situatën e krijuar.
Ai është rrethuar nga simpatizantët
euforikë të PD-së dhe është fyer prej
tyre, madje nga vetë drejtori i OSSHsë,
që drejtonte vinçin gjatë heqjes së
flamujve. Kjo gjë konfirmohet edhe
nga vetë kryetari i bashkisë, Zeqaj, i cili
ka thënë për gazetën "Shqip: "Drejtori i
ndërmarrje së elektrikut më ka cenuar
moralisht, duke i shoqëruar fyerjet me
gjeste të pahijshme". Ndërkohë që kryetari
i bashkisë kërkonte sqarim për këtë
akt të paprecedent, simpatizantët i kanë
komunikuar se vendimi është marrë
nga kandidati për deputet, ministri
Sokol Olldashi. Ky i fundit, pasi është
sinjalizuar për ngjarjen, ka mbërritur
menjëherë në vendin e përplasjes, ku
ka tërhequr kreun e bashkisë dhe në
prani të kryetarit të PD-së Fier, Ferdinad
Murati, kandidatit për deputet Vasillaq
Ngresi, shoferit të tij personal, si dhe
mjaft personave të tjerë, ka ndërhyrë
që situata të stabilizohet. Ndërkohë,
mësohet se për ngjarjen është njoftuar
përfaqësuesja e OSBE-së në Fier. Së
bashku me përkthyesen, ajo ka mbërritur
vetëm pas pak minutash në vendin
e ngjarjes. Përfaqësuesja e OSBE-së
ka rënë pre e fyerjeve dhe pas kësaj
ajo ka kërkuar praninë e policisë për
të ndërhyrë. Brenda 15 minutash në
shesh ka mbërritur një fugon policie,
por uniformat blu nuk kanë ndërhyrë
dhe qendra e qytetit të Fierit ka qenë
e bllokuar për afro 2 orë. Drejtori i
policisë së Qarkut Fier, Shemsi Premçi,
në një prononcim për gazetën "Shqip"
ka thënë se për tubimin e një nate më
parë nuk është dhënë leje nga policia,
ndërkohë që situata është krijuar nga
mosmarrëveshjet mes partive politike.
Lidhur me mungesën e pranisë së uniformave
blu në shesh, drejtori Premçi
ka shpjeguar se "situata duhej të ishte
normalizuar nga përfaqësuesit politikë
dhe jo nga policia, sepse ndërhyrja
e kësaj të fundit do të ishte përdorur
politikisht". Drejtori Premçi u ka bërë
thirrje jo vetëm forcave politike, por
edhe komunitetit për distancimin ndaj
akteve vandale.