Politikanët, përse i tradhtojnë bashkëshortet
Si të gjithë meshkujt edhe
politikanët kanë qejf të
flirtojnë me femrat, sigurisht
pa e pasur problem faktin
se janë të martuar dhe i janë zotuar
një tjetër personi. Po përse
meshkujt në pozicione pushteti,
ata që hipin majë tribunave e i
bëjnë moral popullit mëkatar,
mendojnë se janë mbi popullin
dhe mund t‘ia hedhin pa u lagur
kur tradhtojnë bashkëshortet,
edhe pse media tashmë i ndjek
hap pas hapi? Veçanërisht kjo
ndodh në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës ku edhe skandalet
seksuale në të cilat janë përfshirë
politikanë të nivelit të
lartë kanë qenë dhe vazhdojnë
të jenë shumë të shpeshta e të
shkatërrojnë karriera pas karrierash.
Në fakt, pikërisht në
Shtetet e Bashkuara, shumë
politikanë mendojnë se mund të
shkojnë në Argjentinë, të marrin
avionë privatë drejt ishujve të
Polinezisë, apo të regjistrohen
në hotele të shtrenjta pa rënë në
sy dhe në fund të këtyre aventurave
të dalin "faqebardhë".
Emrat që të gjithë amerikanëve
u vijnë ndër mend nisin që me
emrin e guvernatorit të Karolinës
së Jugut, Mark Sanford, i
cili dy ditë më parë me lot në
sy në një konferencë shtypi
deklaroi se kishte mashtruar
familjen duke iu dhënë një lidhjeje
jashtëmartesore, e më pa
vijojnë me shumë emra politika-
nësh të tjerë të kapur "me presh
në dorë". Skandalet nuk kanë
kursyer edhe dy ish-kandidatë
presidencialë amerikanë, Gary
Hard dhe John Eduards, apo
edhe ish-guvernatorin e Nju
Jorkut, Eliot Spitzer, ish-kryebashkiakun,
Giuliani apo edhe
guvernatorin aktual, David
Paterson. Por sigurisht që nuk
mund të harrojmë në gjithë këtë
listë edhe atë që kryeson me
"nder", ish-presidentin Bill Klinton,
ndaj të cilit u hap edhe një
hetim i posaçëm që bëri një bujë
të jashtëzakonshme. Por nuk ka
qenë gjithmonë kjo klimë. Ka
politikanë, madje edhe presidentë,
që pavarësisht jetës së
pasur seksuale jashtëmartesore
nuk u përballën me asnjë lloj
turpërimi në publik. Në këto
raste po rendisim vetëm emrat
e dy ish-presidentëve të shquar
të Amerikës, Kennedy dhe Roosvelt.
Bota e sotme, sigurisht
edhe ajo politike është shumë
e ndryshme nga ajo e viteve më
parë. Publiku ushqehet me bëmat
erotike dhe drogimet e Paris
Hiltonit, Linday Lindsay apo
Britney Spears. Fytyrat e të ashtuquajturve
yje dhe jetës së tyre
private të bërë lëmsh pasqyrohen
nëpër tabloide, revista
shumëngjyrëshe përmes fotove
skandaloze. Për të mos folur për
internetin dhe të gjithë morinë
e materialeve që të ofron ai në
lidhje me shthurjet, skandalet
dhe çmenduritë e VIP-ave. Në
këtë mjedis ku jeta private nuk
mund të quhet më e tillë, veçanërisht
për personat publikë
është i pashpjegueshëm fakti që
këta burra, dhe vërtet janë thuajse
në të gjitha rastet meshkuj,
pra këta politikanë meshkuj,
sepse politika është ende një
lojë mashkullore, vazhdojnë të
provokojnë fatin duke luajtur në
ruletë ruse fatin e karrierës dhe
familjes. Çuditërisht, një pjesë
e madhe e tyre janë meshkuj
me ambicie presidenciale. Një
shpjegim i mundshëm i kësaj
"trimërie të çartur", sipas një
psikologu që merret me çështjet
e politikanëve, është se narcizizmi
është sëmundje profesionale
për politikanët. Për t‘u marrë
me politikë, për t‘iu futur kandidimeve
dhe konkurrimeve,
për të pasur kurajën e daljes në
publik, një person duhet të ketë
një ambicie mbi të zakonshmen
dhe një ego të jashtëzakonshme.
Ose, ka edhe një shpjegim tjetër,
që këta persona kanë aq besim
të madh në veten e tyre sa të
mendojnë se mund t‘i shman-
gen martesës sa herë të duan
pa asnjë lloj pasoje. Politikanët,
që në fillim, por veçanërisht
me kalimin e viteve, zhvillojnë
brenda vetes idenë se janë zotër
të universit dhe të strukturave
etike personale. Ata mendojnë
se vendimmarrja u takon atyre
dhe askujt tjetër. Sigurisht që
politikanët tradhtojnë pak a
shumë për të njëjtat arsye si
edhe njerëzit e zakonshëm
dhe pak a shumë në të njëjtën
masë. Diferenca në këtë rast
është se jeta e tyre është në një
vitrinë dhe ata janë si peshqit
në akuarium, pra në vëmendje
të të gjithëve, kryesisht të medias
që nuk të fal dhe së bashku
me pozicionin që kanë vijnë
edhe përgjegjësitë dhe kostot.
Nëse një politikan mashtron
gruan, ai nuk ka mashtruar
vetëm atë, por ka zhgënjyer
edhe besimin e publikut që e
ka mbështetur, apo votuar. Kur
ata kapen në faj ndaj tyre nuk
ngrihen vetëm pikëpyetje për
moralin në kuptimin e ngushtë
të fjalës, por njerëzit vënë në
dyshim karakterin, gjykimin
apo integritetin e liderit. Pyetja
që një njeri i thjeshtë bën
është krejt normale. Nëse një
politikan arrin të gënjejë të
dashurit e tij, bashkëshorten,
fëmijët, atëherë për ta nuk ka
asnjë problem që të gënjejnë
të tjerët. Nëse ata nuk u janë
besnikë betimeve të martesës,
si mund të mbajnë zotimet ndaj
elektoratit, zgjedhësve, detyrës,
atdheut? Nëse ata kanë sekrete
në jetët e tyre personale, kush
mund ta thotë që nuk do të kenë
edhe në jetët private. Në perceptimin
e popullit, mashtrimi
është shumë i rëndësishëm për
të vlerësuar karakterin e një
njeriu, sidomos kur bëhet fjalë
për poste të rëndësishme, sepse
një politikan, në njëfarë mënyre
është një model dhe një model
i njollosur nuk mund të qëndrojë
më në krye. Presidentët,
senatorët, guvernatorët, kongresmenët
që kanë marrëdhënie
jashtëmartesore, pra ata që janë
kapur në mëkat, nuk
e kalojnë dot testin e
njeriut model. Në njëfarë
mënyre, është e
lehtë që të kuptosh se
përse ata tradhtojnë.
Një nga arsyet është
shkalla e lartë e adrenalinës
së profesionit të
tyre. Adrenalina është
emëruesi i përbashkët
i të gjitha pozicioneve
publike, veçanërisht
i atyre politike. Për
disa individë, eksitimi
nga një marrëdhënie
seksuale e paligjshme
është i njëjtë me eksitimin
që të jep të qenit
në politikë. Jeta politike,
me orët e gjata
të punës, udhëtimet e
shpeshta dhe valën e
pafund të njerëzve që
kontaktohen, si dhe
me shtimin e vazhdueshëm
të njohjeve,
sigurisht që do të godiste
çdolloj martese,
edhe atë më soliden.
Jo rrallë mënyra e
jetesës së një politikani
sikur të josh të hysh
në mëkat. Tentacionet
janë të pafundme.
Por këtu vijmë te një
tjetër pikë. Jo të gjithë
njerëzit do të merrnin
iniciativën e marrjes
me politikë, sepse të
merresh me politikë
do të thotë të riskosh
gjërat më të shenjta:
nderin, karrierën,
familjen. Ka njerëz që
janë aq të dashuruar
me veten e tyre sa e
kanë të nevojshme
që ta ushqejnë këtë
dashuri me aprovimet
e të tjerëve, me ovacionet
e turmave dhe lëvdata
pafund. Këta lloj
njerëzish adhurojnë
që të lavdërohen, edhe
pse kjo ndodh shpesh
nga njerëz hipokritë
që nuk thonë aspak të
vërtetën. Këta njerëz,
në disa raste, kanë nevojë që të
ushtrojnë pushtet dhe jo rrallë
dehen prej vetë pushtetit. Këto
qenie mendojnë se ata janë
të përjashtuar nga zbatimi i
rregullave dhe ligjeve dhe se
janë të paprekshëm. Si liderë,
ata i përkasin llojit që
bën dhe nuk mban
premtime, që manipulojnë
zgjedhësit. Zakonisht
këta persona
marrin shumë risqe
përsipër dhe e kanë
zakon që mbi të gjitha
dhe mbi të gjithë të
mendojnë për veten e
tyre në radhë të parë.
Mjafton të pyesësh
gratë dhe të dashurat
e tyre për të kuptuar
se ata gjithçka e bëjnë
për të kënaqur unin "e
paprekshëm". Uashingtoni,
kryeqendra
e politikës amerikane
po përballet gjithnjë
e më shumë me
skandale të tilla. Nuk
ka vit që njerëz me
pozicion të lartë të
mos dalin në konferenca
të jashtëzakonshme
për shtyp
dhe çuditërisht me
bashkëshortet përkrah
të kërkojnë falje për
"gabimin në gjykim",
apo për "tradhtinë
ndaj familjes", apo
për "një gabim të
vogël" etj., etj. Vitin
e kaluar, një ndjesë
e tillë u kërkua nga
ish-kandidati presidencial,
Eduards, ishguvernatori
i Nju Jorkut,
Spitzer. Të dy këta
dolën publikisht për
të pranuar mëkatin.
Këtë muaj ishte radha
e dy republikanëve
Ensign dhe Sandford
që janë përmendur si
kandidatë të mundshëm
presidencialë
për republikanët në
zgjedhjet e vitit 2012.
Ëndrrat e gjithë këtyre
politikanëve, sipas të
gjitha gjasave, kanë
marrë fund, sikundër
mund të ketë ndodhur
edhe me marrëdhëniet
bashkëshortore.
Por gjithmonë ajo që
mbetet është shija e keqe e një
mashtrimi të vogël me një pasojë
të madhe.
politikanët kanë qejf të
flirtojnë me femrat, sigurisht
pa e pasur problem faktin
se janë të martuar dhe i janë zotuar
një tjetër personi. Po përse
meshkujt në pozicione pushteti,
ata që hipin majë tribunave e i
bëjnë moral popullit mëkatar,
mendojnë se janë mbi popullin
dhe mund t‘ia hedhin pa u lagur
kur tradhtojnë bashkëshortet,
edhe pse media tashmë i ndjek
hap pas hapi? Veçanërisht kjo
ndodh në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës ku edhe skandalet
seksuale në të cilat janë përfshirë
politikanë të nivelit të
lartë kanë qenë dhe vazhdojnë
të jenë shumë të shpeshta e të
shkatërrojnë karriera pas karrierash.
Në fakt, pikërisht në
Shtetet e Bashkuara, shumë
politikanë mendojnë se mund të
shkojnë në Argjentinë, të marrin
avionë privatë drejt ishujve të
Polinezisë, apo të regjistrohen
në hotele të shtrenjta pa rënë në
sy dhe në fund të këtyre aventurave
të dalin "faqebardhë".
Emrat që të gjithë amerikanëve
u vijnë ndër mend nisin që me
emrin e guvernatorit të Karolinës
së Jugut, Mark Sanford, i
cili dy ditë më parë me lot në
sy në një konferencë shtypi
deklaroi se kishte mashtruar
familjen duke iu dhënë një lidhjeje
jashtëmartesore, e më pa
vijojnë me shumë emra politika-
nësh të tjerë të kapur "me presh
në dorë". Skandalet nuk kanë
kursyer edhe dy ish-kandidatë
presidencialë amerikanë, Gary
Hard dhe John Eduards, apo
edhe ish-guvernatorin e Nju
Jorkut, Eliot Spitzer, ish-kryebashkiakun,
Giuliani apo edhe
guvernatorin aktual, David
Paterson. Por sigurisht që nuk
mund të harrojmë në gjithë këtë
listë edhe atë që kryeson me
"nder", ish-presidentin Bill Klinton,
ndaj të cilit u hap edhe një
hetim i posaçëm që bëri një bujë
të jashtëzakonshme. Por nuk ka
qenë gjithmonë kjo klimë. Ka
politikanë, madje edhe presidentë,
që pavarësisht jetës së
pasur seksuale jashtëmartesore
nuk u përballën me asnjë lloj
turpërimi në publik. Në këto
raste po rendisim vetëm emrat
e dy ish-presidentëve të shquar
të Amerikës, Kennedy dhe Roosvelt.
Bota e sotme, sigurisht
edhe ajo politike është shumë
e ndryshme nga ajo e viteve më
parë. Publiku ushqehet me bëmat
erotike dhe drogimet e Paris
Hiltonit, Linday Lindsay apo
Britney Spears. Fytyrat e të ashtuquajturve
yje dhe jetës së tyre
private të bërë lëmsh pasqyrohen
nëpër tabloide, revista
shumëngjyrëshe përmes fotove
skandaloze. Për të mos folur për
internetin dhe të gjithë morinë
e materialeve që të ofron ai në
lidhje me shthurjet, skandalet
dhe çmenduritë e VIP-ave. Në
këtë mjedis ku jeta private nuk
mund të quhet më e tillë, veçanërisht
për personat publikë
është i pashpjegueshëm fakti që
këta burra, dhe vërtet janë thuajse
në të gjitha rastet meshkuj,
pra këta politikanë meshkuj,
sepse politika është ende një
lojë mashkullore, vazhdojnë të
provokojnë fatin duke luajtur në
ruletë ruse fatin e karrierës dhe
familjes. Çuditërisht, një pjesë
e madhe e tyre janë meshkuj
me ambicie presidenciale. Një
shpjegim i mundshëm i kësaj
"trimërie të çartur", sipas një
psikologu që merret me çështjet
e politikanëve, është se narcizizmi
është sëmundje profesionale
për politikanët. Për t‘u marrë
me politikë, për t‘iu futur kandidimeve
dhe konkurrimeve,
për të pasur kurajën e daljes në
publik, një person duhet të ketë
një ambicie mbi të zakonshmen
dhe një ego të jashtëzakonshme.
Ose, ka edhe një shpjegim tjetër,
që këta persona kanë aq besim
të madh në veten e tyre sa të
mendojnë se mund t‘i shman-
gen martesës sa herë të duan
pa asnjë lloj pasoje. Politikanët,
që në fillim, por veçanërisht
me kalimin e viteve, zhvillojnë
brenda vetes idenë se janë zotër
të universit dhe të strukturave
etike personale. Ata mendojnë
se vendimmarrja u takon atyre
dhe askujt tjetër. Sigurisht që
politikanët tradhtojnë pak a
shumë për të njëjtat arsye si
edhe njerëzit e zakonshëm
dhe pak a shumë në të njëjtën
masë. Diferenca në këtë rast
është se jeta e tyre është në një
vitrinë dhe ata janë si peshqit
në akuarium, pra në vëmendje
të të gjithëve, kryesisht të medias
që nuk të fal dhe së bashku
me pozicionin që kanë vijnë
edhe përgjegjësitë dhe kostot.
Nëse një politikan mashtron
gruan, ai nuk ka mashtruar
vetëm atë, por ka zhgënjyer
edhe besimin e publikut që e
ka mbështetur, apo votuar. Kur
ata kapen në faj ndaj tyre nuk
ngrihen vetëm pikëpyetje për
moralin në kuptimin e ngushtë
të fjalës, por njerëzit vënë në
dyshim karakterin, gjykimin
apo integritetin e liderit. Pyetja
që një njeri i thjeshtë bën
është krejt normale. Nëse një
politikan arrin të gënjejë të
dashurit e tij, bashkëshorten,
fëmijët, atëherë për ta nuk ka
asnjë problem që të gënjejnë
të tjerët. Nëse ata nuk u janë
besnikë betimeve të martesës,
si mund të mbajnë zotimet ndaj
elektoratit, zgjedhësve, detyrës,
atdheut? Nëse ata kanë sekrete
në jetët e tyre personale, kush
mund ta thotë që nuk do të kenë
edhe në jetët private. Në perceptimin
e popullit, mashtrimi
është shumë i rëndësishëm për
të vlerësuar karakterin e një
njeriu, sidomos kur bëhet fjalë
për poste të rëndësishme, sepse
një politikan, në njëfarë mënyre
është një model dhe një model
i njollosur nuk mund të qëndrojë
më në krye. Presidentët,
senatorët, guvernatorët, kongresmenët
që kanë marrëdhënie
jashtëmartesore, pra ata që janë
kapur në mëkat, nuk
e kalojnë dot testin e
njeriut model. Në njëfarë
mënyre, është e
lehtë që të kuptosh se
përse ata tradhtojnë.
Një nga arsyet është
shkalla e lartë e adrenalinës
së profesionit të
tyre. Adrenalina është
emëruesi i përbashkët
i të gjitha pozicioneve
publike, veçanërisht
i atyre politike. Për
disa individë, eksitimi
nga një marrëdhënie
seksuale e paligjshme
është i njëjtë me eksitimin
që të jep të qenit
në politikë. Jeta politike,
me orët e gjata
të punës, udhëtimet e
shpeshta dhe valën e
pafund të njerëzve që
kontaktohen, si dhe
me shtimin e vazhdueshëm
të njohjeve,
sigurisht që do të godiste
çdolloj martese,
edhe atë më soliden.
Jo rrallë mënyra e
jetesës së një politikani
sikur të josh të hysh
në mëkat. Tentacionet
janë të pafundme.
Por këtu vijmë te një
tjetër pikë. Jo të gjithë
njerëzit do të merrnin
iniciativën e marrjes
me politikë, sepse të
merresh me politikë
do të thotë të riskosh
gjërat më të shenjta:
nderin, karrierën,
familjen. Ka njerëz që
janë aq të dashuruar
me veten e tyre sa e
kanë të nevojshme
që ta ushqejnë këtë
dashuri me aprovimet
e të tjerëve, me ovacionet
e turmave dhe lëvdata
pafund. Këta lloj
njerëzish adhurojnë
që të lavdërohen, edhe
pse kjo ndodh shpesh
nga njerëz hipokritë
që nuk thonë aspak të
vërtetën. Këta njerëz,
në disa raste, kanë nevojë që të
ushtrojnë pushtet dhe jo rrallë
dehen prej vetë pushtetit. Këto
qenie mendojnë se ata janë
të përjashtuar nga zbatimi i
rregullave dhe ligjeve dhe se
janë të paprekshëm. Si liderë,
ata i përkasin llojit që
bën dhe nuk mban
premtime, që manipulojnë
zgjedhësit. Zakonisht
këta persona
marrin shumë risqe
përsipër dhe e kanë
zakon që mbi të gjitha
dhe mbi të gjithë të
mendojnë për veten e
tyre në radhë të parë.
Mjafton të pyesësh
gratë dhe të dashurat
e tyre për të kuptuar
se ata gjithçka e bëjnë
për të kënaqur unin "e
paprekshëm". Uashingtoni,
kryeqendra
e politikës amerikane
po përballet gjithnjë
e më shumë me
skandale të tilla. Nuk
ka vit që njerëz me
pozicion të lartë të
mos dalin në konferenca
të jashtëzakonshme
për shtyp
dhe çuditërisht me
bashkëshortet përkrah
të kërkojnë falje për
"gabimin në gjykim",
apo për "tradhtinë
ndaj familjes", apo
për "një gabim të
vogël" etj., etj. Vitin
e kaluar, një ndjesë
e tillë u kërkua nga
ish-kandidati presidencial,
Eduards, ishguvernatori
i Nju Jorkut,
Spitzer. Të dy këta
dolën publikisht për
të pranuar mëkatin.
Këtë muaj ishte radha
e dy republikanëve
Ensign dhe Sandford
që janë përmendur si
kandidatë të mundshëm
presidencialë
për republikanët në
zgjedhjet e vitit 2012.
Ëndrrat e gjithë këtyre
politikanëve, sipas të
gjitha gjasave, kanë
marrë fund, sikundër
mund të ketë ndodhur
edhe me marrëdhëniet
bashkëshortore.
Por gjithmonë ajo që
mbetet është shija e keqe e një
mashtrimi të vogël me një pasojë
të madhe.