E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohen përgjimet e Riçard Niksonit

Që prej së martës, të gjithë
kureshtarët e çështjes
"Uotergeit", kanë mundësinë
të dëgjojnë në internet
rreth 150 orë nga regjistrimet e
paligjshme të autorizuara nga
Presidenti Nikson, veprim për të
cilin edhe u detyrua të dorëhiqej.
Dokumentacioni audiofonik u
publikua nga libraria presidenciale
"Nikson", pjesë e arkivave
kombëtarë amerikanë dhe përmbante
biseda të regjistruara me
mikrofona të fshehtë në Zyrën
Ovale të Shtëpisë së Bardhë gjatë
janarit dhe shkurtit të vitit 1973.
Dokumentacioni hedh dritë
të re mbi atë çast tepër intensiv e
të trazuar të historisë amerikane,
përfshi inaugurimin e dytë presidencial
të Niksonit, përpjekjet
për të ndërprerë luftimet në Afganistan,
si dhe gjyqin e punonjësve
të shërbimeve të fshehta të
zënë në fl agrancë teksa vendosnin
përgjues në zyrat qendrore
të demokratëve në kompleksin
"Uotergeit", të akuzuar për lidhje
të drejtpërdrejta me Shtëpinë e
Bardhë.
Nga regjistrimet zbulohen
edhe detaje të jetës mondane
brenda Shtëpisë së Bardhë -
biseda mbi çfarë duhet marrë
me vete gjatë një udhëtimi, kur
të caktoj një orar për te berberi,
nëse bashkëshortes së rezidentit
do t‘i pëlqente më shumë një
restorant apo një tjetër.
Pjesa më e madhe e segmenteve
të përgjimeve që kanë të
bëjnë me skandalin e "Uotergeitit",
për shkak të të cilave Niksoni
u detyrua të dorëhiqej 20 muaj
më vonë, janë bërë prej kohësh
publike. Por gjenden ende shumë
materiale të papublikuara, pasi
kushtet e dobëta teknike bënin
të pamundur të vlerësohej me
saktësi nëse qenë regjistrime të
klasifikuara apo jo. Dhe në fakt,
janë përmirësimet në fushën e
teknologjisë zanore ato që bënë
të mundur publikimin e një
pjese të mirë të regjistrimeve
në fjalë.
Në to përfshihet një bisedë e 5
janarit të vitit 1973 mes Niksonit
dhe asistentit të tij, Çarls Kolson,
gjatë së cilës të dy diskutonin
mundësinë për t‘i garantuar
faljen Hauard Hantit, një prej të
përfshirëve të drejtpërdrejtë në
konspiracionin e "Uotergeitit".
Për shefi n e arkivit të Niksonit
faktet që zbardh biseda janë të
panjohura, por për studiuesit
e njëjta çështje zihet në gojë
dendur edhe në regjistrimet e
publikuara më parë.
Ajo që i ka tërhequr më shumë
mediat amerikane në dokumentacionin
e sapopublikuar janë
qëndrimet publike dhe jopublike
të Niksonit mbi abortin, një
çështje shumë e nxehtë në politikën
amerikane të asokohe. Më
22 janar të vitit 1973, kur Gjykata
Supreme amerikane zbuti ligjet
që ndalonin abortin, Presidenti
Riçard Nikson nuk u pozicionua
publikisht as si mbështetës e as
si kundërshtar i tyre. Por nga
sa mësohet nga regjistrimet e
sapopublikuara gjatë bisedave
private është shprehur i dyzuar.
Presidenti i atëhershëm amerikan
shqetësohej se lehtësimi
i ligjeve do ta bënte abortin
"të lejueshëm" dhe vërente se
"diçka e tillë cenon familjen".
Por gjithashtu, shtonte se aborti
duhej lejuar në disa raste, siç
qenë "shtatzënitë mes njerëzve
të racave të ndryshme". "Ka raste
që aborti është i nevojshëm. E
di këtë. Kur bëhet fjalë për një të
bardhë e një të zi", i tha njërit prej
asistentëve përpara se të shtonte
"apo rastet e përdhunimeve".
Dokumentacioni zbulon se
nëntë muaj më pas Niksoni
krijoi terrenin për shkarkimin e
prokurorit të posaçëm, Arçibald
Koks, i cili po hynte gjithnjë e
më thellë brenda skandalit të
"Uotergeitit". Të njëjtin fat pësuan
edhe Prokurori i Përgjithshëm,
Eliot Riçardson, dhe
zëvendësi i tij, Uilliam Rakelshaus,
të cilët u detyruan të
dorëhiqen. Një ditë më pas,
Ronald Regan, i cili në atë kohë
ishte guvernator i Kalifornisë e
më pas do të bëhej President, i
bëri me dije Shtëpisë së Bardhë
se qe dakord me largimet. Sipas
shënimeve të një asistenti
të Niksonit, Regani kishte thënë
lidhur me shkarkimet, të cilat
sot njihen si "masakra e së shtunës
mbrëma", se "është ndoshta
gjëja më e mirë që është bërë
ndonjëherë - askush prej tyre
nuk duhej të ishte nëpër postet
që mbulonin".
Dokumentacioni në fjalë përfshin
gjithashtu edhe nëntë faqe
me shënime të shkruara me
dorë nga një prej asistentëve
mbi politikën e brendshme, të
cilat përqendrohen te planet e
asaj që do të thoshte Shtëpia e
Bardhë lidhur me dorëheqjen e
prokurorit Koks.
Regjistrimet ofrojnë gjithashtu
të dhëna të reja mbi situatën që
rrethonte traktatin e Parisit që
rrekej t‘i jepte fund ndërhyrjes
ushtarake amerikane në Vietnam.
Një telefonatë mes Niksonit dhe
asistentit të tij, Çarls Kolson, pak
pas mesnatës së 20 janarit tregon
se Presidenti ndiente se do mund
të hakmerrej ndaj të gjithë atyre
pjesëtarëve të kongresit që kishin
qenë kundër vazhdimit të bombardimeve
- deklaratat e të cilave
i kishte quajtur "tradhti".
Disa prej bisedave tregojnë
presionin e fortë që ushtronte
Niksoni ndaj Presidentit të
Vietnamit për të pranuar marrëveshjen
e armëpushimit. Ken
Hjuz, një prej studiuesve më
autoritarë të Niksonit, tha se qe
çuditur së tepërmi teksa kishte
dëgjuar se si Presidenti i kishte
thënë këshilltarit të vet për sigurinë
kombëtare, Henri Kisingerit,
se për ta detyruar homologun
vietnamez të nënshkruante traktatin
"jam i gatshëm t‘i pres edhe
kokën po qe e nevojshme".
Hauz vërejti se ajo bisedë e
përgjuar veç i forconte edhe më
tej bindjen se nuk bëhej fjalë "për
paqe me nder", siç e përshkruante
Niksoni, por një mënyrë e përdorur
nga Niksoni për të shpëtuar
fytyrën prej tërheqjes nga Afganistani.
Në fakt, në vitin 1975,
vietnamezët e veriut e shkelën
armëpushimin dhe pushtuan
Vietnamin e Jugut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›