E Diel, 1 Nëntor 2026

Media akuza në drejtim të zv/ministres së dorëhequr greke



Dorëheqja e zëvëndes ministres Angela Gerekou ka shkaktuar një furtunë të vërtetë mediatike në shtetin fqinj në Greqi.
"Tajfuni Angela godet qeverinë", ishte titulli i të përditshmes socialiste To Vima, pasi zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Angela Gerekou, u detyrua të japë dorëheqjen për shkak të një skandali me bashkëshortin e saj, një këngëtar i famshëm i cili prej vitesh nuk kishte paguar taksat.
To Vima shkruan se për 17 vjet ata kanë bërë sikur nuk dinin gjë për taksat e grumbulluara deri në 5.5 milionë euro të Tolis Voskopoulos. Gazeta tjetër e majtë, Ta Nea, e krahason zëvendësministren Gerekou, një deputete dhe ish-aktore, me Efigjeninë e Euripidit të sakrifikuar" nga Papandreu për borxhet e bashkëshortit të saj.
Kundër Voskopoulos janë hapur hetime fiskale duke nisur nga vitit 2000 dhe i është vendosur një gjobë prej 3 milionë euro, shkruan gazeta Eleftherotypia, por ajo nuk u ekzekutua kurrë për shkak të disa seancave të tjera gjyqësore.
Papandreu ndërhyri ditën e hënë pasi skandali u bë publik. Gerekou paraqiti dorëheqjen e cila u pranua menjëherë.
Ndërsa mediat hipnotizojnë tashmë ndryshime në qeveri, për të cilat flitet prej kohësh, partia opozitare Demokracia e Re e akuzon kryeministrin se "nuk është i aftë të garantojë dhe të sigurojë transparencën në partinë dhe qeverinë e tij, ndërsa në publik shfaqet si prokurori kundër të gjithëve".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›