Merkel, deklaratë për shpëtimin e euros

Kancelarja gjermane Angela Merkel paraqet në Parlament një deklaratë qeveritare për paketën e shpëtimit të euros. Në Bundestag ajo do të paraqesë ndoshta edhe planet për përfshirjen e taksave ndërkombëtare në tregun e financave. Bundestagu do të vendosë të premten edhe për të ashtuquajturën çadrën për shpëtimin e euros. Kjo paketë parashikon kredi në vlerë prej 750 miliardë eurosh për stabilizimin e monedhës së përbashkët. Gjermania do të duhej të siguronte për tre vitet e ardhshme garanci në vlerë prej 148 miliardë eurosh.